LAJMI I FUNDIT:

Kampioni ka vetëm një emër, Arturo Vidal – tetë herë radhazi kampion në tri vende të ndryshime

Kampioni ka vetëm një emër, Arturo Vidal – tetë herë radhazi kampion në tri vende të ndryshime
Arturo Vidal . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Barcelona është në rrugë për ta fituar titullin e 26-të në histori të La Ligas.

I duhet vetëm edhe një fitore që të arrijë tek trofeu i parë sezonal.


Gjatë rrjedhës së këtij kampionati, Arturo Vidal është bërë një anëtar i rëndësishëm i ekipit të Ernesto Valverdes dhe mund të bëjë histori këtë javë.

Arturo Vidal te Barcelona. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Kur Barcelona ta sigurojë titullin, ai  do të jetë për Vidalin, triumfi i tetë i  njëpasnjëshme në kampionat, duke mos  ndal që nga vitit 2012.

Mesfushori kilian fitoi katër tituj të Serie A me Juventusin mes viteve 2012 dhe 2015, si dhe tre trofe të Bundesligas me Bayern Munichun.

Vidal te Juve . (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Tani, në sezonin e tij të parë në Spanjë, ai është gati të vazhdojë karrierën me sukses pas suksesit.

Vidal ka qenë gjithashtu një figurë kyçe në secilën prej fitoreve në kampionat, pavarësisht se me cilin klub dhe në cilin vend ai luan.

Vidal . (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Ky sezon nuk ka qenë i ndryshëm pasi ai ka fituar besimin e Valverde dhe u shfaq gjithnjë e më shumë kur gara bëhej më interesante.

Ai ka shënuar dy gola në kampionat, kundër Real Madridit dhe Real Betis, por ka kontribuar shpesh në sulm dhe po ndihmon edhe në mbrojtje.

Megjithatë, koleksionit të tij të medaljeve ende mungon ajo e Ligës së Kampionëve – një trofe që nuk ka arritur ta fitojë asnjëherë në karrierë.

Arturo Vidal . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Vidal nuk është kampioni i vetëm që nuk ka arritur të triumfojë në Evropë, pasi aty ka emra edhe si Zlatan Ibrahimovic, Ronaldo, Michael Ballack dhe Francesco Tottil

Vidal mund të largohet nga lista këtë sezon, pasi Barcelona po e ndjek tripletën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Ndërkombëtare
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori