Është hapur Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, me qëllim të promovimit të kompanive kosovare dhe produkteve të tyre brenda Kosovës, rajonit dhe më gjerë.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, theksoi se qeveria ka për qëllim përkrahjen e sipërmarrëseve, duke krijuar kushte të favorshme për pagesat tatimore.
Ai paralajmëroi se autostrada “Arbën Xhaferi”, do të përfundojë në fund të muajt maj.
Ministri i MTI-së, Endrit Shala, me këtë rast theksoi se kompanitë kosovare përmes prezantimit të produkteve të tyre janë duke promovuar prodhimtarinë edhe për tregun rajon dhe evropian.
“I ftoj të gjitha kompanitë kosovare që të arrihet një bashkëpunim edhe më i madh me Qeverinë, për zhvillimin e tyre dhe ekonomisë së Kosovës duke rritur edhe punësimin”, tha Shala duke kërkuar nga kompanitë kosovare që të rrisin edhe më tej cilësinë e prodhimtarisë së tyre.
Po ashtu ai kërkoi nga qytetarët që të konsumojnë edhe më shumë produkte vendore.
Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, në hapje të panairit theksoi se panairi është një ndër mundësitë kryesore për promovimin e ekonomisë.
“Duke pasur parasysh se ky vit sipas Qeverisë është vit i ekonomisë, është mirë që ekzekutivi të fokusohet në mbështetjen prodhimtarisë dhe punësimit”, tha Rukiqi.
Ministri i MZHE Valdrin Lluka, tha me këtë rast se sot bizneset përballen me mungesë të energjisë elektrike, por paralajmëroi se në këtë vit do të nis ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” dhe nuk do të ketë as import të energjisë.
Panairi në të cilin po marrin pjesë rreth 100 biznese nga vendi, rajoni dhe BE-ja, është i hapur deri më 26 prill në Qendrën e Panaireve. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak