Kopshti botanik “Keukenhof” në Holandë, i njohur si kopshti më i madh në botë i tulipanëve dhe i cilësuar si atraksioni kryesor i vendit, këtë vit mirëpret mysafirët e saj me temën “Fuqia e lules”.
Keukenhof, një nga kopshtet më të mëdha në botë të luleve, që gjendet në qytetin Lisse, këtë vit hap dyert për herë të 70. Kopshti çdo vit organizon spektaklin e luleve me koncepte të ndryshme, ndërsa tema e këtij viti do të jetë “Fuqia e lules” ku ngjyrat e ndritshme, stili hipi, paqja dhe muzika përfaqëson atmosferën e viteve ‘70.
Përgatitjet për kopshtin në të cilin gjenden thuajse të gjitha llojet e tulipanëve, kanë vazhduar me muaj. Për shkak të jetëgjatësisë së shkurtër të tulipanit, kopshti qëndron i hapur vetëm në muajt prill dhe maj.
Këtë vit, në kopshtin me sipërfaqe prej 32 hektarësh, janë mbjell shtatë milionë lule, shumica tulipanë. Në kopsht mund të shihen fotografë të shumtë duke shijuar spektaklin e ngjyrave, ndërsa po ashtu organizohen edhe ekspozita të ndryshme dhe shfaqje.
Kopshti siguron mbështetje të mëdha nga familja mbretërore. Deri në mesin e muajit maj, ai pritet të vizitohet nga mbi një milion njerëz nga rreth 100 vende.
Sipas të dhënave zyrtare të Keukenhof-it, në mesin e vizitorëve të kopshtit, prej të cilëve 80 për qind janë turistë të huaj, ku radhiten gjermanët, francezët, britanikët, kinezët dhe amerikanët.
Kopshti u krijua në vitin 1950. Keukenhof konsiderohet edhe si platformë ku kultivuesit ekspozojnë prodhimet e tyre.
Edhe pse tulipani origjinon nga Turqia, kjo lule asociohet me Holandën dhe zë vend të rëndësishëm në ekonominë e saj. Holandezët prodhojnë mbi katër miliardë bulbe të tulipanit në vit, ndërsa rreth gjysma e tyre eksportohen jashtë vendit. /atsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit