LAJMI I FUNDIT:

Ariu në Kaçanik dëmton bletët, banorët ndihen të rrezikuar (Video)

Ariu në Kaçanik dëmton bletët, banorët ndihen të rrezikuar (Video)

Në fshatin Gjurgjedell të Kaçanikut, banorët kanë një hall jo të zakonshëm. Një ari po u shkakton dëme, dhe po ndihen të rrezikuar se mund të jenë të sulmuar edhe vet ata. Në polici, thonë se për ta ndaluar ariun, ka procedura pasi që është i mbrojtur me ligj.

Besnik Mjakut, këto koshere me bletë, ja dëmtoi ariu, duke e ngrënë edhe gjithë mjaltin në to. Për dy net rresht ariu nga ky mal erdh në oborrin e Mjakut, në fshatin Gjurgjedell të Kaçanikut.


Gjatë së martës në mbrëmje, familjarët bën edhe roje.

“Është hera e dytë që vjen ariu dhe ka bërë dëm në dy koshere. Mbrëmë vëllai ka bërë roje sepse po frikohemi se ariu mund të bëj më shumë dëm, pasi kemi bleta në vlerë prej pesë mijë eurosh”, deklaroi për RTV Dukagjinin Besnik Mjaku.

Gjurmët që la pas vetëm sa i frikësojnë banorët e kësaj zone. Ata kërkojnë nga organet kompetente që të ndërmarrin masa, para se dikush ta pësoj.

Në polici thonë se nuk ka ndonjë ankesë për këtë. Nga stacioni rajonal i Ferizajt, shpjegojnë procedurat se si ariu mund të ndalet, nëse vazhdon të sjell dëme.

“Sipas ligjit arinjtë janë të mbrojtur, por ekzistojnë rregullat të cilat shoqatat e gjuetarëve i kanë. Duhet për përcillen ato rregulla, dhe shkon në procedurë gjyqësore që nëse ato kafshë bëjnë dëme ajo dënohet. Në këtë rast ekziston mundësia ligjore që ajo kafshë të asgjësohet”, deklaroi Agim Gashi, përcjell Telegrafi.

Ariu i murrmë është një ndër kafshët që rrezikon zhdukjen dhe është i mbrojtur me ligj. Për vrasjen e një ariu, ligji parasheh dënim me burg deri në tetë vite. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori