LAJMI I FUNDIT:

AKP transferon 106.8 milionë euro në buxhetin e Kosovës

AKP transferon 106.8 milionë euro në buxhetin e Kosovës

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti mbledhjen e tij të jashtëzakonshme për shitjet e planifikuara.

Në këtë takim, Bordi miratoi propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në Buxhetin e Kosovës në shumën prej 106.8 milionë euro. Agjencia Kosovare e Privatizimit më transferimin e fundit në Buxhetin e Republikës së Kosovës, deri më tani ka transferuar në total shumën prej 326 milionë euro.

Krejt çfarë ndodhi në seancën maratonë të Kuvendit të Kosovës - amendamentet dhe ligjet e miratuara
Lexo po ashtu Krejt çfarë ndodhi në seancën maratonë të Kuvendit të Kosovës - amendamentet dhe ligjet e miratuara

Gjithashtu, Bordi shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e Shitjes së Aseteve me Likuidim SHAL 45 në shumën totale prej rreth 9.5 milionë euro. Në këtë shitje, AKP ka ofruar 98 asete për të cilat ka pranuar 148 oferta. /Telegrafi/