LAJMI I FUNDIT:

Zurich e shkarkon Florent Maloudan, francezi vjen me reagim të çuditshëm në Twitter

Zurich e shkarkon Florent Maloudan, francezi vjen me reagim të çuditshëm në Twitter

Florent Malouda nuk është më trajner i skuadrës zvicerane Zurich.

Ish-reprezentuesi francez iu bashkua stafit të klubit të madh zviceran në muajin shkurt, por aventura e tij nuk ka zgjatur më shumë se gjashtë javë.


Ka qenë vetë klubi zviceran që nëpërmjet Twitterit ka shkarkuar ish-sulmuesin francez.

“Nuk janë arritur pritshmëritë me Florent Maloudan dhe ne i dëshirojmë atij fat dhe suksese në karrierën e tij”, shkruhej në njoftimin e FC Zurich.

E pas postimit të klubit zviceran ka reaguar vet francezi që shkroi në Twitter se nuk ishte i informuar për këtë shkarkim.

“Me të vërtetë, unë nuk e dija këtë..”, shkroi Malouda i çuditur nga vendimi i klubit zviceran.

Zurich është njëra nga skuadrat që ka më së shumti futbollistë shqiptarë në radhët e veta.

Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Mirlind Kryeziu, Toni Domgjoni, Lavdim Zumberi, Izer Aliu dhe Bledian Krasniqi janë aktivizuar këtë edicion me skuadrën e parë të Zurichut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori