LAJMI I FUNDIT:

Lagjja “Bregu i Diellit” mbetet pa ujë të pijshëm

Lagjja “Bregu i Diellit” mbetet pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ përmes një komunikate për media njofton se për shkak të sigurisë së gypit, janë të detyruar të ndërkrejnë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e lagjes ,, Bregu i Diellit ,, në Prishtinë.

“Gjatë orëve të natës së mbrëmshme kemi qenë të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm në tubacionin me dimatër DN=250 mm në rrugën ,,Gazmend Zajmi,, në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.


Theksohet se ‘arsyeja e ndaljes së funksionuari të tubacionit në fjalë, ka qenë mbrojtja dhe siguria e qytetarëve që banojnë në afërsi të shkollës ,, Iliria,, ngase kompani private investuese përgjatë punimeve të tyre kanë ardhë deri në afërsi të gypit të ujësjellësit dhe me intervenimin e policisë së Kosovës dhe Inspekcionit komunal kemi qenë të detyruar të ndalim furnizimin, për të siguruar tubacionin’.

Ekipet janë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/