LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Antikorrupsionit: Me punësime familjare, bordet janë bërë shkatërruese të institucioneve (Video)

Drejtori i Antikorrupsionit: Me punësime familjare, bordet janë bërë shkatërruese të institucioneve (Video)

Në emisionin ‘Përballje’ me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, është diskutuar për luftën kundër korrupsionit dhe deklarimin e pasurisë nga zyrtarët publikë në Kosovë.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli, ka thënë se për shkak të nepotizmit në borde të institucioneve të ndryshme, agjencia ka pasur një takim me ministrin Valdrin Lluka në mënyrë që të ndalohet kjo praktikë.


“Ka anëtarë të mirë edhe në borde, por fatkeqësisht pjesa më e madhe janë shndërruar në borde shkatërruese të institucioneve, e jo borde menaxhuese të institucioneve, ku janë thirrur”, tha ai.

Havolli ka thënë se janë duke hartuar disa opinione me anë të cilave do t’i rekomandojë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për t’i ndaluar këto praktika të punësimeve.

Ai ka thënë se me ligjet aktuale është shumë e vështirë që të dëshmohen këto keqpërdorime me punësimet familjare pavarësisht se të gjithë i dinë kush janë ata.

“Por, do të bëjmë disa rregullore të brendshme për të evituar këto punësime familjare”, tha Havolli, përcjell Telegrafi.

Drejtori iAKK ka thënë se në dy vitet e fundit organet e drejtësisë kanë rritur performancën sa i përket rastet që procedohen nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

“Po them performancë të mirë pasi, pothuajse asnjë situatë të proceduar nga AKK nuk e kanë lëshuar pa trajtuar madje edhe duke dhënë dënime. Ky është një mesazh edhe për zyrtarët që nuk deklarojnë apo deklarojnë rrejshëm pasurinë”.

Havolli: Në qershor dihet kush ka deklaruar rrejshëm pasurinë e kush ka fshehur transaksionet bankare (Video)
Lexo po ashtu Havolli: Në qershor dihet kush ka deklaruar rrejshëm pasurinë e kush ka fshehur transaksionet bankare (Video)

Havolli ka thënë se është i kënaqur sa i përket mbështetjes financiare që i është dhënë Agjencisë Kundër Korrupsionit.

“Nuk kemi qenë të kënaqur me pagat që kanë pasur punëtorët e AKK-së. Tashmë ligji i ri është miratuar në Kuvendin e Kosovës, do të shohim kur të zbatohet ky ligj”, tha Havolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori