LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet paga që Challandes fiton si trajner i Kosovës

Zbulohet paga që Challandes fiton si trajner i Kosovës
Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova

Revista e njohur zvicerane L’illustre e ka publikuar gjatë të premtes një artikull ku lavdërohet puna e trajnerit Bernard Challandes me Përfaqësuesen e Kosovës dhe pagën që ai fiton.

Artikulli i revistës zvicerane nis me një historik të vogël të Kosovës, si vend me 1.8 milionë banorë, dashuri për statujat (si Bill Clinton, Nëna Terezë etj) dhe pasion i madh për futbollin, edhe pse vendi është pranuar vetëm tre vjet më parë në UEFA dhe FIFA.


Gazeta zvicerane ‘Le Matin’ shkruan për sukseset e Kosovës - askush si ekipi i Challandes, as Franca e as Brazili
Lexo po ashtu Gazeta zvicerane ‘Le Matin’ shkruan për sukseset e Kosovës - askush si ekipi i Challandes, as Franca e as Brazili

Pas kësaj, L’Illustre tregon punën e mrekullueshme që trajneri Challandes ka arritur të bëjë me reprezentacionin e Kosovës në vetëm pak kohë, ku ende nuk di për humbje.

Challandes po bënë një punë të mrekullueshme te Kosova (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Sipas tyre, zvicerani ka meritat më të mëdha që Kosova ka pasur ngritje të madhe nga vendi i 180-të në të 130-tin në renditjen e FIFA-s dhe për fitimin e grupit në Ligën D në Ligën e Kombeve.

L’Illustre më vonë shkruan edhe pagën që trajneri Challandes fiton me punën e tij te Përfaqësuesja e Kosovës, ku thotë se nuk paguhet aq shumë sa do të ishte paguar në Zvicër, mirëpo paguhet po aq sa trajneri Vladimir Petkovic i Zvicrës.

Renditja e re e FIFA-s - Kosova ngjitet tri pozita, Shqipëria pëson rënie
Lexo po ashtu Renditja e re e FIFA-s - Kosova ngjitet tri pozita, Shqipëria pëson rënie

Sipas vlerësimeve të kësaj reviste, Challandes paguhet nga 250 mijë deri në 300 mijë franga në vit.

Megjithatë, këtu nuk përfshihen bonuset prej 1 milion eurosh nga qeveria e shtetit për triumfin në Ligën e Kombeve dhe bonuset e premtuara në rast të kualifikimit në EURO 2020. /Telegrafi/

Artikulli i revistës zvicerane

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori