LAJMI I FUNDIT:

Distria Krasniqi rrëmben medaljen e artë në Turqi

Distria Krasniqi rrëmben medaljen e artë në Turqi

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin e Turqisë.

Ajo është e vetmja garuese që përfaqëson Kosovën në këtë garë, në të cilën ka arritur të dalë triumfuese në finale ndaj garueses tjetër Otgontsetseg Galbadrakh


Distria ka triumfuar me Ippon në kategorinë 48 kilogramë, duke shënuar performancë më të mirë se kundërshtarja.

Triumfi i Distria Krasniqit bëri që flamuri i Kosovës të ngrihet lart në Grand Prixin e Turqisë

Përveç garës për medalje, xhudistja nga Kosova do të luftojë edhe për të fituar pikë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore, që do të mbahen në Tokyo më 2020.

I lumtur me këtë sukses, trajneri i Distrias, Driton Kuka publikoi një fotografi të xhudistes triumfuese në Facebook, duke cituar ndër të tjerash edhe sukseset e saj.

“Disi Impresive në Grand Prix Antalya 2019
E artë
700 Pikë Olimpike.
Të gjitha fitoret me Ippon
Me radhë mposhti Turken Senturk, serben Stojadinov,Koreanen Kang dhe në finale Medalisten Olimpike Kazaken Galbadrakh”, ka shkruar Kuka në Facebook./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori