Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj mori pjesë në simpoziumin ekonomik Francë – Kosovë. Në këtë konferencë, zëvendëskryeministri Hoxhaj deklaroi se Kosova dhe shtetndërtimi i saj janë storie suksesi falë miqve dhe aleatëve të saj, siç është Franca.
Hoxhaj theksoi se prioritet i Qeverisë së Kosovës mbetet zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës për qytetarët e Kosovës. Ai shtoi se Kosova ka arritur ta përdorë MSA-në si platformë për reformimin e shoqërisë dhe ekonomisë.
“Prioritet i Qeverisë së Kosovës mbetet zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës. Megjithëse si shtet i ri kemi shumë sfida, kemi arritur që ta përdorim MSA-në si platformë për reformimin e shoqërisë dhe ekonomisë”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj.
Ai foli për progresin që ka shënuar Kosova në të bërit biznes, sipas indeksit të Bankës Botërore, duke lëvizur me dhjetëra vende përpara. Ai tha se pozita e favorshme gjeografike e Kosovës u mundëson bizneseve të huaja që të depërtojnë nëpër vendet e tjera të rajonit me produktet e tyre.
“Duke investuar në Kosovë, bizneset franceze shfrytëzojnë pozitën e favorshme gjeografike të Kosovës për të bërë biznes edhe në vendet e tjera të rajonit. Mirënjohës për mbështetjen e Francës për Kosovën”, ka përfunduar zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Vlerat ushqyese të qumështit
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak