LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: LDK dhe VV nuk i dinë arsyet pse e kanë dërgu në Kushtetuese ligjin për dialog (Video)

Sherifi: LDK dhe VV nuk i dinë arsyet pse e kanë dërgu në Kushtetuese ligjin për dialog (Video)

Shefi i grupit parlamentar nga Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, në intervistën ditore dhënë Telegrafit, ka thënë se as Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe as Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk i dinë arsyet e tyre se pse e kanë dërguar ligjin për dialogun i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës, në Gjykatën Kushtetuese.

Sherifi tha se LDK dhe VV, arsyen dhe motivimin për këtë ligj nuk e kanë të njëjtë, pasi njëra thotë se duhet të suspendohet taksa e tjera jo.


Sipas tij, veprimi i tyre nuk e pengon delegacionin e Kosovës të bëhet gati për bisedimet, në momentin që do të fillojë dialogu Kosovë-Serbi.

Sherifi u shpreh se platforma është një dokument që është votuar veçmas dhe duhet pritur aktgjykimi nga Gjykata Kushtetuese.

“Vetëvendosje dhe LDK, njëherë le t’i sqarojnë motivet se për çfarë i kanë dërguar ligjet në Kushtetuese pastaj presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Ata arsyen dhe motivin nuk e kanë të njëjtë. Njëra thotë se duhet të suspendohet taksa, ndërsa tjetra që nuk duhet – shikoni çfarë koalicioni kemi. Nëse në qeveri kemi divergjenca se a duhet të pezullohet apo duhet të mbahet taksa, në opozitë kemi pozicione të dy partive opozitare, të cilat janë shpresa opozitare e këtij vendi, ku njëra është më ekstrem se Haradinaj dhe tjetra më ekstrem se Veseli. Pra e dëgjuat dhe vet Isa Mustafën, që taksa po e dëmton Kosovën, pra absurd i llojit të vet. Kosova me taksën e ka forcuar shumë pozicionin e saj ndërkombëtar, se është përcjell një mesazh i qartë që me Kosovën më nuk mund të luhet, ‘Kosovës thika i ka shkuar në ashtë’, po e them me metafor dhe nuk duron më kur janë në pyetje interesat e saj. Deri atëherë platforma është një dokument që është votuar veç. Delegacioni ka të drejtë të përgatitet dhe të jetë gati deri në momentin që do të filloj dialogu”, ka thënë ai.

Sherifi potencoi se nëse do të nënshkruhet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë ajo duhet të jetë e qëndrueshme dhe e drejtë.

“Taksa nuk është menduar që të pengojë procesin e ndarjes së Kosovës, nëse ka ndikuar, atëherë qenka edhe më mirë. Duhet të insistojmë që marrëveshja të jetë e qëndrueshme dhe e drejtë, jo me çdo kusht të arrihet sivjet. Nuk është mirë që të arrijmë një marrëveshje për të ndalur një konflikt tani, e të bartim një konflikt në të ardhmen”, theksoi ai për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori