LAJMI I FUNDIT:

Arifi i përgjigjet Mustafës: Të thuhet se taksa nuk ka pasur efekt është xhelozi e sëmurë

Arifi i përgjigjet Mustafës: Të thuhet se taksa nuk ka pasur efekt është xhelozi e sëmurë

Shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ka reaguar ndaj kreut të LDK-së, Isa Mustafa, pasi ky i fundit tha të dielën se tarifën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake nuk po e paguajnë Serbia dhe Bosnja, por 100 për qind po e paguan Kosova.

Arifi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është absurde dhe i ligë konstatimi se 50 milion euro që Kosova për çdo muaj i ka importuar nga Serbia tash janë zëvendësuar me kontrabandë. Dhe, që të thuhet se efekti i taksës është i papërfillshëm kjo është xhelozi e sëmurë.


Arifi ka theksuar se shteti serb ka mbetur pa treg, dhe që Kosova nuk po paguan për tarifa por po e respekton vetën.

Mustafa: Të vet-shkarkohet Qeveria, e të shkohet në zgjedhje
Lexo po ashtu Mustafa: Të vet-shkarkohet Qeveria, e të shkohet në zgjedhje

“Është absurd, i ligë dhe për gjynah konstatimi se 50 milionë euro që Kosova për çdo muaj i importonte nga Serbia qenkan zëvendësuar me kontrabandë.

Njerëz, mos u tallni me inteligjencën tuaj!!! E vërtetë se ka kontrabandë dhe gjithë ka pasur por të pohohet se efekti i tarifës është i papërfillshëm është xhelozi pak e “vocërr” e pak e sëmurë.

E vërteta është se shteti Serb për momentin ka mbet pa këtë treg dhe çdo ditë e më shumë po kuptohet se cilido shtet nuk mundet ta ketë një treg njerëzit e të cilit as nuk i njeh as nuk i respekton. Kosova s’po paguan për tarifa. Kosova po respekton vetveten”, ka shkruar Arifi/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori