LAJMI I FUNDIT:

David Ospina është shtrirë në spital pas lëndimit të kokës – ai ka pësuar krizë hipotenzive

David Ospina është shtrirë në spital pas lëndimit të kokës – ai ka pësuar krizë hipotenzive
David Ospina u lëndua në ndeshjen ndaj Udineses (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Napoli ka konfirmuar se David Ospina nuk e ka humbur vetëdijen, por ka pasur një krizë hipotenzive pas lëndimit të kokës në ndeshjen kundër Udineses.

Portieri napolitan u përplas me Ignacio Pussetton dhe kërkoi ndihmë mjekësore. Afro 40 minuta më pas, ai u rrëzua në fushë dhe u duk se e humbi vetëdijen.


Menjëherë pas, futbollisti është dërguar në spitalin që është rreth një kilometër larg stadiumit, ku ka bërë një CT (Tomografia të Kompjuterizuar).


Kriza hipotenzive është një gjendje kërcënuese për jetën, në të cilën shtypja e gjakut bie aq poshtë, saqë në rastet më esktreme mund ta dëmtojë trurin, veshkat, si edhe organet tjera vitale, të cilat nuk mund ta marrin gjakun e nevojshëm për të funksionuar.


Në një komunikatë të lëshuar nga klubi italian thuhet se “Ospina nuk e ka humbur vetëdijen, por ka pasur një krizë hipotenzive, si pasojë e traumës së kokës” dhe se CT-ja nuk ka treguar ndonjë dëmtim në tru.

Disa minuta pas lëndimit, Ospina u rrëzua në fushë (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Ospina do të transferohet në klinikën Pineta Grande, ku do të jetë në mbikëqyrje për 24 orët e ardhshme”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori