LAJMI I FUNDIT:

Falsifikonte dokumente të veteranëve të UÇK-së, arrestohet

Falsifikonte dokumente të veteranëve të UÇK-së, arrestohet

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale ‘falsifikim i dokumentit’ dhe ‘mashtrim’ ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë.

Pas hetimeve disa mujore nga Policia e Kosovës, rezulton se i dyshuari (S. Sh.) dyshohet të këtë rregulluar certifikata dhe vërtetime të falsifikuara të veteranëve të UÇK-së, shërbime për të cilat dyshohet se ka përvetësuar para. Policia e Kosovës gjatë aplikimit të teknikave të avancuara dhe angazhimit sistematik hetimor të zyrtarëve kompetentë ka siguruar si prova materiale certifikata dhe vërtetime të dyshuara për falsifikim.


Bazuar në hetimet policore, dyshohet se i njëjti kishte pajisur me certifikata dhe vërtetime të veteranëve të UÇK-së tre persona, përderisa ekzistojnë dyshimet se i njëjti përveç këtyre personave mund të ketë pajisur me dokumente të tilla edhe persona të tjerë, për të cilët PK-ja është duke kryer hetime.

Policia e Kosovës për të njëjtin rast do të ndërmarrë edhe veprime tjera hetimore, pasi që dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në qendër të mbajtjes për 48 orë, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori