LAJMI I FUNDIT:

Një muaj nga aksidenti në Llaskarcë, prokuroria ende pa një epilog përfundimtar

Një muaj nga aksidenti në Llaskarcë, prokuroria ende pa një epilog përfundimtar

Kaluan 30 ditë, ndërsa arsyet për aksidentit ku humbën jetën 15 persona ende nuk dihen. Nga prokuroria publike thonë se ju duhet më shumë kohë për zbardhjen e rastit. Ata njoftojnë se rasti është procedurë paraprake dhe se po punohet në sigurimin e gjithë materialeve dhe dëshmive gojore për vërtetimin e gjendjes faktike.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha, tha se organet kompetente vazhdojnë me hetimin dhe se së shpejti do të dalin me rezultate konkrete, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Institucionet kompetente vazhdojnë me hetimin për zbardhjen e rastit dhe shpresojmë së shpejti MPB dhe organet kompetente do të dalin me informacione më të detajuara në lidhje me hetimin si dhe për gjetjen e fajtorit apo personave që kanë ndikuar në këtë rast”, thotë Hoxha.

Përndryshe, më 13 shkurt, autobusi i përmbys në afërsi të fshatit Llaskarcë ku humbën jetën 15 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar./Telegrafi/