Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) në Kosovë, Bekim Blakaj, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka treguar detaje nga arrestimi dhe vrasja e vëllezërve Bytyqi, që ishin kthyer nga Amerika për të luftuar në Kosovë.
Blakaj ka thënë se në bazë të dhënave që posedon FDH, vëllezërit Bytyqi pas përfundimit të luftës i janë përgjigjur fqinjit të tyre rom, që dëshironte të largohej nga Kosova.
“Në momentin që po dërgonin fqinjin e tyre rom në Serbi, ata nuk e kanë ditur se ku është kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që në atë kohë nuk kishte sinjalizime të qarta. Si duket ata e kanë kaluar vijën kufitare dhe janë arrestuar nga policia serbe”, tha Blakaj, përcjell Telegrafi.
Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) në Kosovë, ka thënë se në fillim vëllezërit Bytyqi janë dënuar për kalim ilegal kufiri, por më pas është kuptuar gjithçka kur mendohet se atyre u janë gjetur disa logo të UÇK-së.
“Pas arrestimit nga një gjykatë në Prokuple janë dënuar me 14 ditë burg me arsyetimin për kalim ilegal të kufirit. Pra asnjë vepër tjetër nuk figuronte për ta, pos kalimit ilegal të kufirit. Më pas si duket policia serbe ka kuptuar saktësisht se kush janë ata, pasi u janë gjetur emblema të UÇK-së”.
“… dy-tri ditë para se të skadojë afati i burgimit, ka ardhur dikush nga policia i ka marrë. Gjoja se janë liruar nga burgu dhe janë transportuar në një qendër të policisë speciale, ku edhe mendohet se janë ekzekutuar”.
Blakaj tregon se vëllezërit Bytyqi janë gjetur në një varrezë masive me duar të lidhura e sy të mbyllur, bashkë me viktima tjera.
“Disa vite më vonë ata janë gjetur në një varrezë masive, të lidhur me duar mbrapa me tel dhe me sy të lidhur me shami. Përgjegjës për vrasje ka qenë edhe Goran Radosavleviq – Guri, që ka qenë i përfshirë edhe në masakrën e Reçakut”.
Blakaj ka thënë se personat që kanë marrë vëllezërit Bytyqi nga burgu serb ku po mbaheshin, përkundër që janë gjykuar një kohë, janë liruar si të pafajshëm.
“Edhe Goran Radosavleviq – Guri është marrë si dëshmitar i rastit e jo si i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi”, tregon Blakaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe