Zyrtarët e lartë shtetërorë serbë kanë reaguar me kërcënime luftënxitëse ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili të shtunën ka thënë se “kush i prek kufijtë e Kosovës, do të na gjejë kufi”.
Ministri serb Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka paralajmëruan kryeministrin Haradinaj se përpjekja e tij eventuale për të hyrë me ushtri në veri të Kosovës do të përfundojë pa sukses dhe me ikje kaotike.
Ky kërcënim i Vulinit vjen pas deklaratës së djeshme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili duke iu përgjigjur spekulimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se kinse Prishtina po përgatitet një sulm veri të Kosovës, ka thënë se “… nuk e sulmojmë as veriun as jugun e vendit tonë. Por kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Këtë duhet ta dijë secili”.
Ndërsa, ministri serb i Mbrojtjes, ka thënë se “Haradinaj e di se Vuçiqi nuk i frikësohet, sikurse e di se çdo përpjekje e hyrjes me ushtri në veri të Kosovës do të përfundojë me ikje kaotike”, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilën e citojnë mediat serbe, Vulin ka thënë se “Haradinaj po bën gjithçka për të nxitur konflikte, për të cilat do të fajësonte Serbinë dhe do të sillte fëmijët e të tjerëve të vdesin për të qëllimet e tij”.
“Serbia më nuk është as dobët, as nuk është e vetme, siç ishte atëherë. Qytetarët e Serbisë mund të jenë të qetë. Ushtria serbe është e sigurt dhe e gatshme për të përmbushur çdo urdhër të Komandantit Suprem dhe të mbrojë paqen dhe sigurinë”, ka thënë Vulin.
Edhe zëvendëskryeministri serb, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se nuk frikësohen nga deklaratat e kryeministrit të Kosovës dhe se “çdo ndërhyrje e ushtrisë së Kosovës në veri do të marr përgjigjen e duhur nga Serbia”.
Ndryshe, kohët e fundit janë shpeshtuar deklaratat luftënxitëse e zyrtarëve të lartë shtetëror serbë, ku përmendet konflikti dhe ndërhyrja ushtarake në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?