QKUK: Në Kirurgjinë Torakale një profesor i huaj po aplikon një metodë të re të operacioneve
Në Qendrën Klinike Universitare po qëndron doktor Diego Gonzalez Rivas, i cili po aplikon metodën më të re të operimeve me një portë, një ndërhyrje në kraharor te resekcionet pulmonare për sëmundjet kirurgjike të mushkërive.
Në njoftimin për media të QKUK-së thuhet se Rivas po viziton Kosovën, si pjesë e një turi disa ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në kuadër të programit të avancuar Uniportal Port, bashkë me ekipin mjekësor nga Klinika e Kirurgjisë Torakale, do të kryejnë sot tri operime.
Duke folur për metodën e operimit Wats Uniportal, Rivas theksoi se kjo ndërhyrje kirurgjike shoqërohet me pak dhimbje dhe pacienti kurohet shumë shpejt.
“Ne do të bëjmë një operim me një vrimë të vogël, meterokoskop, do të bëjmë një lob të poshtëm të majtë dhe një lob lart në të djathtë , I cili shkakton shumë pak gjakderdhje, shumë pak dhimbje dhe pacienti shumë shpejt shërohet e lirohet në shtëpi”, tha Rivas.
Aplikimi i kësaj metode ka për synim që ta ngritë standardin profesional të punës në klinikat e QKUK-së, respektivisht që kirurgët e Kirurgjisë Torakale të zotërojnë procedurat më moderne të trajtimit të sëmundjeve kirurgjike.
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Saudin Maliqi, tha se ardhja e Rivas në Kosovë është historike për Qendrën Klinike Universitare.
“Ardhja e tyre është moment historik për ne, është një ndodhi shumë e madhe. Ardhja e këtij ekipi është e aranzhuar dhe ne kemi aplikuar para një viti. Kemi bërë shumë përpjekje për ta sjell atë në Kosovë”, deklaroi Maliqi.
Rivas mbajti një ligjëratë të enjten në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë, ku ishin të lidhura edhe qendrat rajonale si: Shkupi dhe Tirana. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët
Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur
Ish-ministri i Mbrojtjes bën thirrje për vigjilencë: Serbia, Rusia dhe Kina po përpiqen të destabilizojnë Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar