LAJMI I FUNDIT:

​Limaj: Nuk do të lejojmë me hap çështjen e statusit dhe integritetit të Kosovës

​Limaj: Nuk do të lejojmë me hap çështjen e statusit dhe integritetit të Kosovës

Nisma Socialdemokrate sot ka shënuar 5 vjetorin e themelimit, ku kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj tha se asnjëherë nuk ka me nënshkruar asgjë në dëmtim të interesit të vendit.

Limaj po ashtu foli për themelimin e kësaj partie.

“Është lehtë me rra gjoks, ne nuk jemi te tillë, nuk kalkulojmë mbi baza partiake. Nuk jemi të gatshëm me prish projekte për inate personale”, tha Limaj dhe shtoi se kanë mbështetur dhe mbështesin projekte që i shërbejnë vendit.


“Nuk është i lehtë roli dhe angazhimi i Nismës. Ne jemi këtu dhe jemi bashku për t’u dalë ballë problemeve të vendit”, tha Limaj.

Duke folur për themelimin e partisë, Limaj tha se vendi kishte nevojë për një zë ndryshe, për një alternative politike. Ai tha se ishte e nevojshme të ketë njerëz me ide, që dinë të veprojnë për vendin. “E filluam aktivitetin tonë politik në kushte shume të vështira, por për pak muaj arritën suksese”, tha Limaj, ndërsa falënderoi votuesit, pa të cilët tha se nuk do të ishin këtu.

Ai tha se Nisma është krenare që brenda ka Jakup Krasniqin, i cili siç tha ai ka bërë shumë për vendin.

“Asnjëherë nuk keni më parë nënshkrim në dëmtim të interesit të vendit. Ne jemi për dialog. Nuk do të lejojmë për asnjë çmim me hap çështjen e statusit dhe integritetit të Kosovës. Andaj mos të bëjmë zhurmë të panevojshme”, tha Limaj, raporton KP, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori