KEDS ka ndërtuar mesditën e të enjtes foletë e lejlekëve në Kaçanik. Ato janë ndërtuar në vendin e njëjtë ku ankorohen lejlekët çdo vit, mbi shtyllat elektrike në linjën 35 kV.
Ky aksion është ndërmarrë me qëllim të shpëtimit të lejlekëve, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ky aksion ishte i domosdoshëm pasi lejlekët po ndërtonin foletë mbi shtyllat elektrike, por shpeshherë preknin përçuesit, duke i rrëzuar linjat dhe duke e pësuar edhe vet me jetë.
KEDS në këtë situatë, ka kërkuar nga ministria përkatëse udhëzime në detaje si të veprojë. Në bazë të instruksioneve nga ministria, KEDS ka filluar ndërtimin e foleve me konstruksion metalik, mbi shtyllat elektrike. Ato fole janë shumë më të qëndrueshme dhe me anë të këtyre veprimeve parashihet që të shpëtohen shumë lejlekë nga kontakti eventual me energji elektrike.
Ky aksion, me përkrahje të plotë të ministrisë, është zhvilluar disa javë para shtegtimit të kësaj specie drejt Kosovës. Ai është monitoruar nga përfaqësuesit e ministrisë gjatë gjithë kohës.
Lejlekët janë specie e mbrojtur me ligj edhe në Kosovë. Sipas ekspertëve, karakteristikë e këtij shpendi është se shtegton gjithnjë në të njëjtin vend dhe i ndërton foletë saktësisht në të njëjtin vend. Në të kundërtën, po iu lëviz foleja, ata ikin dhe nuk kthehen më.
Kjo ishte edhe arsyeja pse foletë tashmë të qëndrueshme janë ndërtuar në vendin e zgjedhur nga ata vet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit