LAJMI I FUNDIT:

Protestohet në Pejë, kundërshtohet ndërtimi i hidrocentraleve në Lumbardh (Video)

Protestohet në Pejë, kundërshtohet ndërtimi i hidrocentraleve në Lumbardh (Video)

Në sheshin e Pejës është organizuar një protestë për të kundërshtuar projektin e hidrocentraleve në Lumbardh.

Aty është nënshkruar edhe një peticion me anë të të cilët shprehet kundërshtimi për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve.

Protestuesin mbanin pankarta me thirrje:  ‘Lumbardhi, krenari e Pejës’, ‘Politikën e japim, Lumbardhin se japim”, ‘Mos ma prek Lumbardhin”, “Jo diga, jo gypa, mbro natyrën, mbro turizmin” dhe ‘Jo edhe një lum i vdekur”.


Agron Nikqi ka thënë se me zërin e popullit do e pengojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh, të cilat e shkatërrojnë një burim jetik për banorët e Rugovës.

Nikqi tha se nuk do lejojnë që të varroset Lumbardhi derisa nuk merret mendimi i tyre.

“Banorët e Rugovës nuk jetojnë pa ujë. Ne kemi jetuar për pyjet, për ujin, për ambientin dhe pse jo edhe për turizmin dhe për traditën tonë…. Në Rugovë duhet të merren pëlqime për çdo iniciativë dhe pa vendimin tonë dhe pa mendimin tonë, apelojmë që të gjithë iniciativat e tregtive brenda kësaj treve të ndalohen… Iu bëjmë apel të gjithë atyre që janë të interesuar ta vazhdojnë këtë projekt”, u shpreh Nikqi.

Edhe banori Flamur Rexhboja u shpreh kundër ndërtimit të këtyre hidrocentraleve, duke thënë se “ky projekt tregon apetitet e grupeve të caktuara që paraja u ka verbuar sytë dhe viktimë është qytetari”.

Rexhboja po ashtu tha se sot është momenti ta kundërshtojnë shkatërrimin e Lumbardhit, dhe kërkoi që interesi i qytetarëve të vendoset para interesave partiake e grupore.

Ai tha se çmimi i këtij projekti është i lartë.