LAJMI I FUNDIT:

Pagat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës sipas Ligjit për Paga (Dokument)

Pagat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës sipas Ligjit për Paga (Dokument)

Pavarësisht ankesave lidhur me Ligjin për paga ky ligj hyri në fuqi automatikisht, pasi që presidenti Hashim Thaçi nuk ia kthej mbrapa Kuvendit të Kosovës.

Ligji për Paga, ka rregulluar pagën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit, ky sipas këtij ligji koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1.


Sipas ligjit, vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro.

Mbi bazën e këtij Ligji të cilin e ka siguruar Telegrafi, rritje kanë përfituar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Në kuadër të tyre pagën më të lartë pritet ta ketë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i cili në bazë të koeficientit 8 do ta ketë pagën 1,912, pasuar nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, i cili pagën do ta ketë 1,553.50 euro, ndihmësdrejtori me 1,434.

Ata që kanë gradën kolonel dhe nënkolonel në Policinë e Kosovës do të marrin pagë nga 1,195 dhe 1,087.45 euro. Majorët dhe Kapiteni në PK, do të marrin pagat nga 932.10 euro dhe 717 euro, raporton Telegrafi.

Personat që kanë gardën toger në Policinë e Kosovës sipas koeficientit do të marrin pagë 650.08 euro, reshteri do të përfitoj pagë prej 573.60 euro.

Polic i Lartë në PK sipas Ligjit për Paga do të ketë pagë 525.80 euro, polici do të marrë 478 euro, polici i ri 454.10 euro dhe kadeti policor 239 euro.

Sipas nenit 34, ky Ligj hyn në fuqi nëntë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori