LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Sot Spiro dhe Janakieski nesër secili prej nesh

Mickoski: Sot Spiro dhe Janakieski nesër secili prej nesh

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se “ajo çfarë dje njoftuam sot po ndodh sot, ky pushtet tregon fytyrën e vërtetë, sot Spiro dhe dhe Jankieski nesër secili prej nesh”.

“Shteti nuk arriti të sigurojë shëndetin e Janakieskit dhe Ristovskit”, tha Mickoski duke thënë se Zoran Zaev, Spasovski dhe Deskoska duhet të marrin përgjegjësi për këtë incident, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Despoti po fundoset, dhe me fundosjen e tij po merr gjithçka me vete”, thotë Mickoski duke shtuar se duart e Zoran Zaev janë me gjak duke e cilësuar këtë incident si të turpshëm.


Njoftim zyrtar nga burgu i Shuto Orizares për incidentin me ish ministrat Janakieski dhe Ristovski
Lexo po ashtu Njoftim zyrtar nga burgu i Shuto Orizares për incidentin me ish ministrat Janakieski dhe Ristovski

“Paramendoni Mile dhe Janakieski, që s’kanë shkelur as milingonë kanë provokuar personat në burg, dhe këtë e thonë institucionet”, tha Mickoski.

Në fund tha se populli do ta gjykojë Zoran Zaevin./Telegrafi/