LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Samuel Zhbogar në takim me të rinjtë në Tetovë

Ambasadori Samuel Zhbogar në takim me të rinjtë në Tetovë

Fushata “BE për Ty” që e zbaton delegacioni i BE-së në vend, këtë pranverë do të jetë e fokusuar tek të rinjtë, ndërsa Tetova do të jetë qyteti i parë që në kuadër të fushatës do të vizitohet edhe nga ambasadori Samuel Zhbogar dhe Nicola Bertolini, udhëheqës në sektorin për bashkëpunim në delegacion.

Siç deklarojnë nga delegacioni i BE-së, ambasadori Zhbogar do të bisedojë me të rinjtë në Tetovë dhe të dëgjoj zërin e tyre në lidhje me Bashkimin Evropian. Është paraparë që Zhbogar të realizoi takim me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifin.


Përndryshe, si pjesë e fushatës, Bertolini do të vazhdojë të mbajë punëtori për mënyrën më të mirë për shfrytëzimin e ndihmave të BE-së. Punëtoria në Tetovë do të zhvillohet sot në shkollën e mesme komunale “7 Marsi”./Telegrafi/