LAJMI I FUNDIT:

Deputeti slloven tregon se ka vjedhur një sandviç, pastaj jep dorëheqje

Deputeti slloven tregon se ka vjedhur një sandviç, pastaj jep dorëheqje

Një ligjvënës slloven ka dhënë dorëheqje të enjte, sepse kishte “vjedhur” një sandviç në një supermarket.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Darij Krajcic, ka dhënë dorëheqjen vetëm disa orë pasi shokëve u kishte thënë se ai bëri një “eksperiment social”, duke dalë pa paguar në një dyqan në afërsi të parlamentit slloven, në të cilën ai “bleu” një sandviç.


Krajcic, 54 vjeç, tha se ai u largua nga parlamenti për të blerë një sandviç dhe priti disa minuta ndërsa tre shitësit folën pa i kushtuar vëmendje atij.

“Dola dhe askush nuk erdhi pas meje, askush ma bëri të ditur”, ka kthënë Krajic, duke shtuar se kjo ishte hera e parë që bëri një gjë të tillë.

Duke folur për gazetarët sot, një deputet tjetër ka thënë se Brane Goluboviç tha se veprim i Krajcic ishte “i papranueshëm, kështu që ai mori përgjegjësinë për të dhe dha dorëheqjen”.

Goluboviç tha se Krajcic, i cili u tha të ishte një ekspert dhe një njeri i mirë, u pendua për incidentin dhe kërkoi falje për të.

Mediat shkruajnë se Krajcic nuk mori pjesë në konferencën e sotme të shtypit, por në një deklaratë më parë, ai ka thënë se i vjen keq për incidentin, të cilin ai tha se nuk ishte vjedhje, por një “eksperiment social”.

Gjithsesi, bëhet e ditur se më vonë ai është kthyer dhe ka paguar sandviçin. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Interesante
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Kalo në kategori