LAJMI I FUNDIT:

Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Austin nga Teksasi ka katër vajza, kurse në videon e postuar në Instagram ka zbuluar se ekziston një frazë që nuk dëshiron më ta dëgjojë.

Pretendon se thënia “më fal” ndikon keq tek fëmijët e tij, transmeton Telegrafi.


“Sa herë që dal jashtë, nëse jam me katër vajzat e mia, njerëzit më vijnë dhe më thonë: “Oh, më fal”. Fëmijët e mi e kuptojnë atë që po thoni ju lëndon ndjenjat e tyre”, paralajmëroi ai.

Më pas ai ka theksuar se sa shumë i pëlqen fakti që është baba i katër vajzave.

“Nuk më vjen keq që kam katër vajza. Më pëlqen të jem baba i vajzave. Shakaja juaj është e vjetër dhe e konsumuar. Nuk është origjinale, nuk është e zgjuar dhe nuk ka kuptim”, shpjegoi ai.

Ai thotë se si baba i vajzave, ka një tjetër shaka që dëgjon: “Sigurohu që pushka jote të jetë gati”.

“Kur i pyes njerëzit pse po më kërkojnë falje, ata menjëherë bëhen shumë të pakëndshëm. Madje një person u zemërua me mua sepse e pyeta pse i vinte keq. Mos më bëni pyetje budallaqe dhe unë nuk do t’ju bëj pyetje budallaqe”, shtoi ai.

Austin thotë se nuk do ta kishte problem të kishte edhe një vajzë tjetër.

“Për më tepër, nëse do të kisha fëmijën e pestë, do të doja të ishte vajzë”, thotë ai dhe paralajmëron njerëzit që të qëndrojnë larg shakave të tilla.

“Është me të vërtetë, shumë e dhimbshme për vajzat e mia, kështu që ju lutemi ndaloni atë. Unë nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë se sa e vrazhdë është,” përfundoi ai.

Videoja e tij u bë virale, me më shumë se 150 mijë pëlqime. Në komente, disa njerëz ranë dakord me babanë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
Një sfidë e cila vë në pah forcën e muskujve është bërë virale në rrjete sociale

Një sfidë e cila vë në pah forcën e muskujve është bërë virale në rrjete sociale

Interesante
Vullkanët aktivë në të gjithë botën që mund të shpërthejnë në çdo moment

Vullkanët aktivë në të gjithë botën që mund të shpërthejnë në çdo moment

Interesante
Ky specialitet japonez është bërë viral: A do të guxonit ta provonit?

Ky specialitet japonez është bërë viral: A do të guxonit ta provonit?

Fun
Britanikja shënon rekord botëror për pastrimin më të shpejtë të dritareve

Britanikja shënon rekord botëror për pastrimin më të shpejtë të dritareve

Interesante
Kalo në kategori