LAJMI I FUNDIT:

VV kërkon seancë për arsimin parauniversitar

VV kërkon seancë për arsimin parauniversitar

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se grupi parlamentar i këtij subjekti politik ka dorëzuar kërkesën që Kuvendi i Republikës së Kosovës të organizojë një debat të veçantë parlamentar në lidhje me përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve përgjegjëse mbi organizimin arsimit parauniversitar në Kosovë.

Në kërkesën që i kanë dorëzuar Kuvendit të Kosovës shkruan se “Në shkurt të vitit 2017, pas interpelancës nga Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj ish ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z.Arsim Bajrami me dakordimin e të gjitha grupeve parlamentare u miratua më 9 shkurt 2017, rezoluta Nr. 05-R-008 në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë.


Rezoluta me 12 pika ka gjetur zbatim shumë të pjesshëm e për disa çështje shumë të rëndësishme nuk ka gjetur aspak zbatim.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Qeveria nuk e kanë marrë seriozisht as në buxhetin e as në iniciativa të tjera të sanksionuara me ligj arsimin parauniversitar, përfshirë atë parashkollor dhe parafillor”. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori