LAJMI I FUNDIT:

Si po e lë Bersant Celina nën hije Gylfi Sigurdssonin: Shqiptari ka një të ardhme të ndritur dhe këtë e thonë statistikat

Si po e lë Bersant Celina nën hije Gylfi Sigurdssonin: Shqiptari ka një të ardhme të ndritur dhe këtë e thonë statistikat
Bersant Celina (Photo by Stephen Pond/Getty Images)

Talenti i ndritshëm i Swansea Cityt, Bersant Celina po vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave pas një sërë shfaqjesh mbresëlënëse këtë sezon.

Futbollisti 22-vjeçar i Kosovës u zhvendos në stadiumin Liberty në verën e vitit 2018, pas një periudhe gjashtëvjeçare te Manchester City.


Pas katër herë paraqitjesh për kampionët e Ligës Premier, futbollistit iu dha rasti që t’i bashkohet Swanseas.

Gylfi Sigurdson dhe Bersant Celina

Prej se ka arritur në shtetin uellsian, Celina e ka betonuar vendin në formacionin startues dhe është pjesë vitale e fazës sulmuese, shkruan walesonline.

Aftësia për të krijuar raste dhe shënuar gola, ka qenë thelbësore për skuadrën që t’i siguroj një vend në ekipin e parë. Si rezultat, ngjashmëritë janë nxjerrë në mes të djaloshit kosovar dhe ish lojtarit kreativ të Swanseas, Gylfi Sigurdsson.

Megjithatë, a janë këto krahasime të garantuara? A e ka mbushur më në fund boshllëkun krijues që ka mbetur nga fundori organizator islandez? Le të hetojmë më tej provat.

Për të analizuar faktet, ne kemi krahasuar statistikat e aseteve kryesore të Sigurdsson nga paraqitjet me Swanseas në sezonin 2016/17 dhe statistikat e prizrenasit.

Gylfi Sigurdson

Bersant Celina

Siç po shihet, të dy lojtarët shfaqën në pozicione të ngjashme për Swansean, ku Celina ka luajtur si një mesfushor sulmues.

Sulmi

Një aspekt kyç i lojës së Sigurdssonit ishte loja sulmuese nga pozita e mesfushorit, më saktësisht aftësia j për gjuajtjen nga larg. Megjithëse të dy lojtarët janë me mesatare të një numri të ngjashëm golash për 90 minuta në rreth 0.20, mesatarja e Sigurdssonit prej 3.01 të goditjeve në 90 minuta me një përqindje saktësie prej 44.5%, është mesatarja më e mirë se e Celinës prej 2.53 për 90 minuta me saktësi 26.1%.

Megjithatë, sa i përket kërcënimeve sulmuese të gjithanshëm, statistikat janë në favor të Celinës. Sigurdsson mesatarisht ka 3.11 driblime për 90 minuta me një normë suksesi prej 65.9%. Celina e tejkalon këtë, mesatarisht 5.50 driblime për 90 minuta me një shkallë suksesi prej 67.3%.

Në kushtet e dueleve sulmuese, përsëri, Celina po ofron më shumë. Sigurdsson mesatarisht kishte 6.67 duele me një shkallë suksesi prej vetëm 47.9%, megjithatë Celina tejkalon këtë mesatare 8.40 me një normë më të mirë suksesi prej 52.9%. Ai lë pas Sigurdsonin në drejtim të lojës progresive, mesatarisht 2.93 për 90 minuta në krahasim me 0.38 të islandezit.

Statistikat sugjerojnë se ndërsa Celina bie në aspektin e aftësive të shënimit të golave në krahasim me Sigurdsson, ai po ofron shumë më tepër në sulmin gjithëpërfshirës te Swanseas.

Bersant Celina (Photo by Stephen Pond/Getty Images)

Pasime

Një nga pikat kryesore të Celinës këtë sezon ka qenë aftësia kaluese, por si e rendit atë kundër Sigurdssonit?

Në sezonin e fundit te Swansea, Sigurdsson kishte mesatarisht 25.78 kalime në 90 minuta me një normë suksesi prej 77.27%. Celina aktualisht ka një mesatare më të lartë 45.31 kalime për 90 me një normë të suksesit të përmirësuar prej 84.9%.

Kjo sugjeron se mesfushori kosovar është çuditërisht duke e lënë pas Sigurdssonin në numrin e kalimeve dhe saktësisë së atyre pasazheve. Mbresëlënëse.

Në aspektin e pasimeve kyçe, Sigurdsson kishte mesatarisht 0.33 asistime për 90 në krahasim me mesataren e Celinës prej 0.11. Sidoqoftë, shenjat janë të mira që edhe në këtë aspekt, ku pritet të dal i pari mesfushori me tipare sulmuese nga Kosova.

Sigurdsson kishte mesatarisht 3.31 kalime në 30 minutat e fundit me një normë suksesi prej 68.9%, por Celina po e kalin me 5.57 në 90 dhe me një normë suksesi prej 75%.

Statistikat sugjerojnë se Celina jo vetëm që është i shkëlqyeshme në posedimin e topit, gjithashtu ka demonstruar më shumë trimëri me topin sesa që shfaqi Sigurdsson.

Bersant Celina (Photo by Stephen Pond/Getty Images)

Konkluzioni

Variablat e lartpërmendura, madhësia e mostrës së Celinës është sigurisht më i vogël duke pasur parasysh se nuk ka përfunduar ende një sezon i plotë i Swanseas. Për më tepër, Sigurdsson u përball me një standard më të lartë të kundërshtarëve.

Megjithatë, Sigurdsson është veteran i kalitur në krahasim me Celinën. Loja e tij gjithëpërfshirëse do ta pjek me kalimin e kohës dhe është gjashtë vjet më i ri.

Celina do të vazhdojë të jetë vendimtar për Swansean në këtë fushatë aktuale dhe në moshën 21-vjeçare, ai duket të ketë një të ardhme të ndritur që të gjithë tifozët e Swanseas mezi po presin ta shijojnë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Nutricionisti i Tyson Fury zbulon sekretin që e bëri atë të kthehet në formë për gjashtë muaj

Nutricionisti i Tyson Fury zbulon sekretin që e bëri atë të kthehet në formë për gjashtë muaj

Boks
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Skuadra e La Ligës i ofron lojtarit 'kontratën më të gjatë në histori' vetëm disa ditë pasi ylli njoftoi largimin

Skuadra e La Ligës i ofron lojtarit 'kontratën më të gjatë në histori' vetëm disa ditë pasi ylli njoftoi largimin

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Kalo në kategori