LAJMI I FUNDIT:

“Filmi” i Jean-Luc Godardit, për Woody Allenin: Takimi…

“Filmi” i Jean-Luc Godardit, për Woody Allenin: Takimi…

Për regjisorin e madh zvicerano-francez, Jean-Luc Godard, videoja nuk ishte zëvendësim i thjeshtë për filmin, por diçka e veçantë dhe e dallueshme, një platformë unike estetike përmes të cilës solli një dimension të pashfaqur më parë në artin e tij.

Një nga këto video-krijime është ai i vitit 1986, “Meetin’ WA”. Ky realizim prej 26 minutave (që mund të quhet film i shkurt, po edhe film dokumentar), përfshin intervistat që Godardi i ka bërë më 1986 me regjisorin e madh amerikan, Woody Allen.

Filmi u konceptua si zëvendësim për konferencën tradicionale për media me Allenin, pas premierës së filmit “Hannah and Her Sisters” (Hana dhe motrat e saj) në Festivalin e Filmit në Kanë. Por, qëllimi ishte edhe që Godardi ta ndërlidhte Allenin me projektin e tij të radhës, “King Lear” (Mbreti Lir), meqë ishte i bllokuar nga mungesa e ideve.


Në bisedë flitet për rolin e televizionit në filmat e Allenit, si dhe për ndikimin dhe konceptet e tij krijuese. Alleni thotë se të shkruarit e skenarit është faza më e rëndësishme e filmit, koncept ky që ishte shumë i kundërt me pikëpamjen e Godardit, me filozofin dhe metodat e tij, ku rëndësi ka tërë procesi, montazhi e në fund imazhi e jo teksti. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Kulture
KANGË

KANGË

Poezi
“Komedia”

“Komedia”

Kulture
ALKIMIA E FJALËS

ALKIMIA E FJALËS

Poezi
“Jetë e humbun”, leximi i dytë

“Jetë e humbun”, leximi i dytë

Kulture
Kalo në kategori