LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe BERZH-i, do ta thellojnë bashkëpunimin për sektorin publik dhe privat

Kosova dhe BERZH-i, do ta thellojnë bashkëpunimin për sektorin publik dhe privat

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur në takim delegacionin e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të udhëhequr nga Drejtori i Konstituencës së Holandës, Kinës, Mongolisë, Maqedonisë dhe Armenisë Frans Weekers, dhe Drejtori i Bordit për Irlandën, Danimarkën, Lituaninë dhe Kosovën Patrick Walsh.

Anëtarët e Bordit të pranishëm në këtë takim në mesin e tyre përfaqësuan 32 vende të botës.


Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, me theks të veçantë në thellimin e këtij bashkëpunimi për sektorin publik dhe privat.

Ministri Bedri Hamza falënderoi Bordin për zhvillimin e një vizite të tillë që ka mundësuar diskutimin strategjik për bashkëpunimin e Kosovës dhe BERZH-it.

“BERZH-i mbetet partner strategjik i Kosovës, drejt adresimit të nevojave për investime në sektorin publik dhe fuqizim të mëtutjeshëm të sektorit privat si bartës i zhvillimit ekonomik”, shtoi Hamza.

Drejtorët e Bordit të BERZH-it, nga ana e tyre, konfirmuan gatishmërinë e këtij institucioni ndërkombëtar të vazhdojë përkrahjen e ekonomisë së Kosovës dhe punës së qeverisë ndaj reformave për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Delegacioni i Bordit të Drejtorëve të BERZH-it po qëndron në Kosovë për vizitë dy-ditore, si pjesë e vizitave të rregullta, të cilat Bordi i realizon çdo pesë vite në shtete ku operon kjo bankë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori