LAJMI I FUNDIT:

Gjorgjievski: Në Shkup sundon kaosi dhe krimi

Gjorgjievski: Në Shkup sundon kaosi dhe krimi

Orce Gjorgjievski, anëtar i KE të OBRM-PDUKM-së në konferencë për shtyp sot deklaroi se “për vetëm një muaj në kryeqytet janë paraqitur 20 grabitje dhe se nuk ka ditë të mos nxirret armë në Shkup”.

Ai tha se në shënjestër janë pompat e benzinit, bastoret sportive dhe postat dhe se nuk dihet kur do të del viktima e parë për shkak se, siç tha ai, Oliver Spasovski dhe funksionarët tjerë janë të pa interesuar të veprojnë apo janë në koalicion me krimin, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Oliver Spasovskit i interesojnë vetëm ambiciet personale dhe karriera. Në vend se të kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe rendit dhe qetësisë publike, ai bën fushatë për kryetar shteti dhe nuk ndërmerr asgjë në uljen e krimit”, tha Gjorgjievski.


Ai gjithashtu ceku se nuk ka vend në Shkup, s’ka dit, ku nuk është kryer grabitje dhe se qyteti është shndërruar në arenë gjaku. “Kriminelët po qeverisin rrugët e Shkupit, ndërsa policia nuk është askund për t’i mbrojtur qytetarët tonë. Kjo qeveri e shkatërroi sigurinë dhe është e paaftë të garantojë sigurinë e qytetarëve”, tha mes tjerash Gjorgjievski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajme
Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Kronika e Zezë
Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët - flet për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët - flet për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

Lajme
Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Kronika e Zezë
Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Kalo në kategori