LAJMI I FUNDIT:

Sot protestë e re kundër ajrit të ndotur

Sot protestë e re kundër ajrit të ndotur
Foto ilustrim

Sot në ora 13:00 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të protestohet kundër ajrit të ndotur.

Pas protestave kundër ajrit të ndotur qëndron nisma qytetare “Shoqëria kancerogjene”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kristijan Uzunov nga nisma qytetare dje deklaroi se pret më shumë masivitet me qëllim që institucioneve kompetente t’u jepet njohuri se cilët janë hapat e tyre të ardhshëm.

“Nëse mbetet të shurdhër në kërkesat tona do të fillojmë me masa më radikale”, tha Uzunov.

Qyteti i Shkupit i treti për nga ndotja e ajrit në botë (Foto)
Lexo po ashtu Qyteti i Shkupit i treti për nga ndotja e ajrit në botë (Foto)

Shkupi sot në mëngjes ishte në vendin e tretë në botë për nga ndotja e ajrit./Telegrafi/