LAJMI I FUNDIT:

Për një muaj 217 aktakuza nga Prokuroria Themelore në Ferizaj

Për një muaj 217 aktakuza nga Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se gjatë muajit janar 2019 ka ngritur gjithsejtë 217 aktakuza për raste të ndryshme penale dhe ka paraqitur pesëmbëdhjetë(15) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur gjithsej 13 aktakuza, janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit dhe janë marrë 15 aktvendime për fillim të hetimeve.


Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit janar ka ngritur gjithsejtë 183 aktakuza, ka bërë nëntë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka marrë 80 aktvendime për fillim të hetimeve.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur ka ngritur 21 aktakuza, ka marrë 21 aktvendime për fillim të procedurës përgatitore dhe ka bërë dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.