LAJMI I FUNDIT:

Shërbyesit civilë të komunës së Prishtinës, hyjnë në grevë të përgjithshme

Shërbyesit civilë të komunës së Prishtinës, hyjnë në grevë të përgjithshme

Këshilli grevist i shërbyesve civilë në Komunën e Prishtinës ka bërë me dije se nga nesër do të futen në grevë të përgjithshme.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media, ku kërkohet që të plotësohen kërkesat e tyre që lidhen me Projektligjin e Pagave.


Vazhdojnë grevat në sektorin publik
Lexo po ashtu Vazhdojnë grevat në sektorin publik

Ky këshill ka treguar se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave legjitime të nëpunësve civilë të Komunës së Prishtinës.

Ky është njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë, se Këshilli grevist i shërbyesve civilë në Komunën e Prishtinës, pas takimeve të njëpasnjëshme me përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, në lidhje me kërkesën e parashtruar që sherbyesit civil të Komunës së Prishtinës t’iu ngritet koficienti për 40-përqint me shumë se koeficienti bazë që është propozuar në Draft Projektligjin për Paga. Kjo kërkesë është parashtruar edhe mbi bazën që Prishtina ka statusin e veçant juridik të kryeqytetit dhe shërbyesit civil të Komunës së Prishtines kanë vëllim dhe ndërlikueshmëri më të madhe të punes se sa komunat e tjera.

Andaj, pas realizimit të grevës paralajmëruese një orëshe dhe mos reflektimit të institucioneve në realizimin e kërkesave të adresuara, Këshilli Grevist i Komunës së Prishtinës njofton, se nga nesër më datë 31 janar 2019, do të fillon grevë e përgjithshme-tërëditore, deri në realizimin e kërkesave legjitime të nëpunësve civilë të Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Politikë
Kalo në kategori