Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten arritjen e një marrëveshjeje me demokratët në opozitë, për të rihapur përkohësisht qeverinë federale amerikane, e mbyllur prej një kohe rekord prej pesë javësh, për shkak të ngërçit mbi financimit e murit në kufirin SHBA-Meksikë.
“Kemi arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund mbylljes dhe për të rihapur qeverinë federale. Brenda pak kohësh do të nënshkruaj ligjin për të hapur qeverinë tonë për 3 javë, deri më 15 shkurt”, tha Trump.
Ligjvënësit amerikanë dhe Shtëpia e Bardhë ishin vendosur përpara një presioni intensiv për të zgjidhur ngërçin, pasi qindra e mijëra punonjës federale po hynin drejt muajit të dytë pa marrë paga, ndërsa mosmarrëveshjet politike nisën të sillnin probleme edhe për disa nga aeroportet më të ngarkuara të vendit.
Edhe pse e mbrojti me vendosmëri projektin e tij për murin, që sipas tij është i nevojshëm për të mbajtur larg kriminelët dhe trafikantët e drogës, Trump nuk dha asnjë detaj në lidhje me kërkesën e tij 5.7 miliardë dollarëshe për të financuar ndërtimin e murit, një prej premtimeve kyçe të tij ndaj mbështetësve konservatorë.
Ai tha se një komitet dypalësh ligjvënësish nga Senati i udhëhequr nga republikanët dhe Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët do të punonin mbi çështjen e sigurisë kufitare, teksa çështja e financimit të murit mbetet sërish në krye të agjendës së tij.
“Përgjatë 21 ditëve të ardhshme pres që demokratët e republikanët të mund të operojnë në besim të plotë. Me të vërtetë që nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të ndërtojmë një mur të fuqishëm dhe një barrierë me tela me gjemba. Nëse nuk do të arrijmë një marrëveshje të drejtë nga Kongresi, qeveria mund të mbyllet sërish nga 15 shkurti, ose unë do të përdor fuqitë e mia bazuar në ligj e Kushtetutë, për të adresuar çështjen e emergjencës”, tha Trump.
Marrëveshja u kalua këtë të shtunë në Senat, pa përfshirë financimin për murin, por që i hap rrugën ligjvënësve të negociojnë përgjatë tre javëve në vijim. Kryedemokrati në Senat, Chuck Schumer u shpreh disi sfidues, teksa tha se “shpresonte që presidenti t’i ketë mësuar leksionet”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur