LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen ka shënuar shitje rekorde të Tiguan SUV (Foto)

Volkswagen ka shënuar shitje rekorde të Tiguan SUV (Foto)

Kjo makinë SUV, është shitur në numër rekord gjatë vitit të kaluar

Për momentin, Volkswagen është fokusuar në avancimin e segmentit crossover, transmeton Telegrafi. Prodhuesi gjerman planifikon të lansojë 30 SUV brenda shtatë vitesh, derisa pretendon se gjysma e shitjeve deri në 2025 të jenë nga kjo linjë e prodhimit.

Derisa VW po i gëzohet shitjeve të mëdha të SUV, është modeli Tiguan që ka arritur shënim historik. Brenda 11 vitesh, Volkswagen e ka nxjerrë prej prodhimit edhe Tiguanin e pesë miliontë.


Në një komunikatë të lëshuar së fundmi, është bërë e ditur se Volkswagen Tiguan SUV është shitur në 800 mijë njësi brenda viti 2018. /Telegrafi/