Sipas të dhënave të fundit, shitjet e veturave elektrike në tregun evropian kanë vijuar të bien edhe në muajin gusht.
Tregu evropian i automobilave ngeci edhe për një muaj. Vëmë re rezultate të përziera, kështu që Italia dhe Spanja shënuan një plus përkatësisht 4.7 dhe 3.4 për qind, ndërsa në të njëjtën kohë Franca dhe Gjermania shënuan minus 2.3 dhe 2.1 për qind.
Rritja evropiane është vetëm 0.2 për qind, dhe shitjet në nivelin e një milion automjetesh, sipas të dhënave të ACEA. Në shtatë muajt e parë, me 6.5 milionë vetura të shitura, Evropa shënoi një rritje prej 3.9 për qind krahasuar me vitin tashmë të keq të kaluar. Tendencat aktuale tregojnë se ky plus mund të shkrihet lehtësisht deri në fund të vitit.
Në muajin korrik, veturat elektrike zënë 12.1 për qind të tregut, që është në rënie nga pesha prej 13.5 për qind nga një vit më parë. Pesha e kombinuar e veturave me benzinë dhe naftë ra nga 50 në 46 për qind, me një rënie prej 10.1 për qind në naftë dhe një rënie prej 7 për qind në vetura me benzinë. Siç pritej, automjetet hibride rritën pjesën e tyre të tregut, nga 25.5 në 32 për qind.
“Rënia elektrike” në Gjermani
Në muajin korrik, regjistrimet e automjeteve elektrike (BEV) ranë me 10.8 për qind në 102.705 njësi, me pjesën e tyre të përgjithshme të tregut që ra në 12.1 për qind të lartpërmendur. Pavarësisht rritjes në Belgjikë (+44.2 për qind), Holandë (+8.9 për qind) dhe Francë (+1 për qind), rënia gjermane prej 36.8 për qind nuk mund të kompensohej.
Në rënie janë edhe hibridet plug-in, me 14.1 për qind. Prandaj, hibridet mbeten si pika e vetme e ndritur në shitjen e automjeteve të elektrizuara.
Shitjet e veturave hibride u rritën me 25.7 për qind në 273,003 njësi vijnë si rezultat i rritjes së konsiderueshme në tregjet kryesore: Francë (+47.4 për qind), Spanjë (+31.5 për qind), Gjermani (+22.4 për qind) dhe Itali (+17.4 për qind). Shumë e pritshme, duke qenë se oferta e hibrideve po pasurohet, dhe çmimet ndryshojnë më pak në krahasim me automjetet klasike me lëndë djegëse fosile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të kënaqur në BMW: Rriten me 19 për qind dërgesat e automjeteve elektrike në nëntë muajt e parë!
Gabim në ndërrimin e shpejtësive – çfarë mund të ndodhë nëse motori juaj “rrit” rrotullimet e pakontrolluara!
Një gabim bëri që një makinë Subaru WRX gati të binte nga një lartësi shkëmbore
Gabim në ndërrimin e shpejtësive - çfarë mund të ndodhë nëse motori juaj "rrit" rrotullimet e pakontrolluara!
Të kënaqur në BMW: Rriten me 19 për qind dërgesat e automjeteve elektrike në nëntë muajt e parë!
Honda nis nga e para, po vijnë modele të reja elektrike - krejtësisht ndryshe nga konkurrenca
Veprimet me të cilat "mund të vrisni makinën tuaj"!
15 nëntor apo më herët? Gomat e dimrit duhet të vendosen në bazë të motit që mbizotëron
Kamera e trafikut e kapi teksa garonte me një Audi, fotografia e shoferit u bë hit në Gjermani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro
Sondazhet më i ri i Reuters - kush po udhëheq, Harris apo Trump?
Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Reagon Luiz Ejlli: Më keni keqpërdorur e përfituar nga unë, megjithatë heshta sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë
Dy ndeshje, dy fitore në muajin tetor: Kosova mposht edhe Qipron, me lehtësi
Kurti i super gëzuar pas fitores së Kosovës ndaj Qipros: Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme