Të martën në Davos të Zvicrës fillon sesioni vjetor i Forumit Ekonomik Botëror. Takimi i sivjetshëm po duket pak “i ftohtë”, me mungesën e shumë liderëve të vendeve të mëdha, si të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francës, Britanisë, Rusisë dhe Indisë, gjë që pasqyron në njëfarë mënyre shqetësimet e thella të njerëzve për pasigurinë politike dhe ekonomike të globit.
Tema e Forumit për këtë vit është “Globalizimi 4.0: Në kërkim të arkitekturës botërore në epokën e Revolucionit të Katërt Industrial”. Sigurisht, globalizimi nuk ka përfunduar, përkundrazi, ka hyrë në një etapë të re, me inteligjencën artificiale, robotikën, internetin e gjërave, automjetet pa drejtues dhe teknologji të tjera të reja.
Themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab, tha se në botën e sotme globalizimi nuk do të zhduket, por do të thellohet më tej.
“Nëse themi se integrimi botëror i mëparshëm u realizua me zhdukjen e pengesave tregtare, globalizimi i sotëm varet nga ndërlidhshmëria e sistemit dixhital e virtual midis vendeve, si edhe shkëmbimet e shërbimeve përkatëse. Ky është thelbi i globalizimit 4.0”, theksoi Schwab, përcjell Telegrafi.
Në prag të hapjes së Forumit, Fondi Monetar Ndërkombëtar e uli në 3.5 për qind parashikimin e rritjes së ekonomisë botërore për vitin 2019, shifra më e ulët gjatë tre vjetëve të fundit. Me këtë rast, kryetari i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende, tha se në kohën e tanishme ka më shumë nevojë se kurrë më parë për rindërtimin e strukturës së bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ai tha haptazi se nuk ka ‘municion” të mjaftueshëm për të përballuar ngadalësimin e mundshëm të ekonomisë dhe vendet e ndryshme duhet të bashkërendohen për të ruajtur rritjen ekonomike, përballë kërcënimeve të rënda.
Në një sondazh të fundit me 10 mijë veta në mbarë botën para Forumit të Davosit, 76 për qind shprehën besim se vendet e ndryshme do të bashkëpunojnë për interesat e përbashkëta.
“Pjesa dërrmuese e qytetarëve të botës janë të mendimit se bashkëpunimi midis vendeve është jashtëzakonisht i rëndësishëm ose shumë i rëndësishëm. Pavarësisht nëse je gati apo jo, bota e re është përpara nesh”, përfundoi Schwab. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Rritja e zhvillimit ekonomik - bëhet thirrje për bashkëpunimin e bizneseve me Qeverinë
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'