Tash e gati 50 vite, çdo janar liderët botërorë, drejtorët e kompanive më të mëdha botërore dhe figura publike mblidhen në një qytet të vogël zviceran që quhet Davos, ku mbahet Forumi Ekonomik Botëror.
Aty takohen njerëzit më të fuqishëm të planetit tonë, dhe çdo vendim i përbashkët që ndërmerret ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të çdo shteti të botës, transmeton Telegrafi.
Ky forum pritet edhe këtë vit të fillojë më 22 janar dhe do të zgjasë deri më 25 janar, dhe vlerëson se do të marrin pjesë dhe 3 mijë persona.
Në fakt nuk quhet Davos
Edhe pse të gjithë e quajnë Davos, ky takim i janarit në fakt është Forumi Ekonomik Botëror (WEF). Davos në fakt është emri i pushimores në bjeshkët e Zvicrës ku edhe mbahet ky samit. Ka pasur raste kur shumë persona janë munduar ta shfrytëzojnë emrin Davos për manifestime të ndryshme.
Kështu konferenca për investime në Arabinë Saudite ka marrë emrin “Davosi në shkretëtirë”. Aty menjëherë kishte ngjallur reagime kur menaxhmenti i Forumit Ekonomik Botëror, kishte porositur se nuk do të lënë gurë pa lëvizur derisa ta mbrojnë brendin Davos nga keqpërdorimet e ndryshme.
Nuk është vetëm konferencë
Forumi Ekonomik Botëror është një grup jopriftabil me një mision ambicioz që të përmirësojë gjendjen në botë. Takimi vjetor i gjithë liderëve botërorë nga vende të ndryshme nuk mund të konsiderohet thjesht një konferencë. Aty mbahen fjalime të pafund dhe ligjërime për çfarëdo teme, nga ekonomia globale e deri te ato si duhet të zgjidhjet problemi i stresit.
Gjithashtu, ky takim shërben për shkëmbim idesh, pasi që brenda këtyre katër ditëve sa edhe zgjat forumi kanë rastin të zhvillojnë takime të ndryshme, kurse të gjithë mbështetën tek njëri-tjetri pasi qëndrojnë në po të njëjtën hapësirë. Ata janë së bashku në drekë, darkë dhe në ahengje, ku shfrytëzojnë rastin të prezantojnë pikëpamjet e shtetit të tyre apo kompanive.
Takimet mund të qojnë deri te veprimet
Themelues i forumit është Clauss Schwab. Ky manifestim mbahet nga viti 1971, dhe është menduar si një vend ku do të mund të diskutojnë për çështjet globale.
Ndërsa sot FEB është zgjeruar, por kritikët pretendojnë se është një vend ku flitet shumë dhe asgjë tjetër. Megjithatë Davosi u jep mundësi politikanëve të takohen larg syve të opinionit.
Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë mbajtur këtu takimet e para në nivelin ministror në vitin 1989. Ndërkaq gjatë vitit të kaluar kryeministri grek dhe ai maqedonas janë takuar për herë të parë pas plotë shtatë viteve me të vetmin qëllim që t’i zgjidhjen çështjet mes Maqedonisë dhe Greqisë, sa i përket emrit që konsiderohet si problem tash e 27 vite.
Vetëm kompanitë paguajnë shumë që të marrin pjesë
Personat e vetëm që në Davos paguajnë për të marrë pjesë janë drejtorët e kompanive, derisa pjesa tjera e pjesëmarrësve nuk kanë nevojë ta bëjnë një gjë të tillë. Shuma për pjesëmarrje është 23,800 euro për person të një kompanie. Por, kjo nuk është e tëra.
Ata që marrin pjesë në forum duhet të jenë anëtarë të Forumit Ekonomik Botëror. Ekzistojnë disa kategori të anëtarësimit, duke filluar nga 60 mijë franga pagesë deri në 600 mijë për të fituar statusin e “partnerit strategjik”.
Vlerësohet si një takim i shtrenjtë ku vetëm përfaqësuesit më të lartë mund të kenë qasje në takimet private me kolegët e tyre nga industria e njëjtë. Gjithashtu ata pajisen me veturë dhe shofer privat derisa qëndrojnë aty, dhe duke marrë parasysh të gjitha këto shërbime nuk është edhe aq shtrenjtë.
Kartalet e konferencës janë të shënjuara me ngjyra
Përmirësimi i jetës gjithmonë ka qenë tema kryesore dhe më e përfolura në Davos, por FEB ka kartela të veçanta për pjesëmarrësit që janë të shënjuara me ngjyra të ndryshme.
Ata ndoshta mund të qëndrojnë në po të njëjtin vend me princin William apo kryeministren e Zelandës së Re. Mysafirët e profilit të lartë pajisen me kartela me hologram që u jep qasje në çdo hapësirë, përfshirë edhe në ato ku zhvillohen takime të veçanta. Ekzistojnë kartela të ndryshme për gazetarë që gjithashtu janë të ndarë në kategori. Kategoria më e mirë është “kartela e hotelit”, që do të thotë se mund të hyni në konferencat kryesore.
Ka shumë meshkuj
Që kur ka filluar të mbahet ky forum shumica e pjesëmarrësve janë meshkuj, derisa femra ka shumë më pak. Shumë pjesëmarrës kanë filluar ta përshkruajnë forumin si “Davosi i meshkujve”. Ata janë kryesisht meshkuj të fuqishëm dhe të pasur. Megjithatë këtë vit në Davos do të marrin pjesë 22 për qind femra, që sërish nuk është mjaftueshëm por që është trefishuar përqindja e tyre që nga viti 2001.
Nuk ka publikë të re
Gjatë takimeve në Davos nuk merr pjesë publiku i ri, pasi që mosha mesatare është 54-vjeç për meshkuj, kurse për femra 49. Edhe pse vetëm 16-vjeç, fotografi jug-afrikan Sky Meaker, konsiderohet si pjesëmarrësi më i ri, derisa më i vjetri David Atenbra, 92-vjeç.
Forumi Ekonomik Botëror ka gjuhën e vet
Zhargoni i komplikuar i korporatave e bën të veçantë këtë konferencë. Ato fjalë që i thonë pjesëmarrësit mund të jenë mistike edhe për një mbikëqyrës me përvojë në FEB. Madje edhe temat e çdo konference pak kush mund t’i kuptojë.
Është si fluturim por pa fluturake të vërtetë
Pjesëmarrës në këtë vit janë kryeministri i Japonisë dhe Zelandës së Re si dhe princi britanik William dhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Dhe duke marrë parasysh faktin se marrin pjesë njerëz të rëndësishëm, siguria është në nivelin më të lartë. Snajperistët janë të vendosur pothuajse në çdo cep.
Sa herë që futeni në sallat ku mbahen konferencat detyroheni ta hiqni pallton, ta skanoni laptopin dhe çantën. Është një kontroll i ngjashëm sikurse në aeroport, vetëm se këtu nuk fluturoni.
Të gjithë e duan një kapelë falas
Edhe pse këtu mblidhen njerëzit më të fuqishëm të planetit, që kanë miliona dollarë, secili prej tyre dëshiron ta marrë një kapelë falas me ngjyrë të kaltër. Çdo vit prodhohen kapela të kaltra për pjesëmarrësit, dhe kështu edhe është bërë emblemë e forumit të Davosit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-109-380x233.jpg)
Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve
![Korrupsioni po përkeqësohet në të gjithë BE-në, paralajmëron Transparency International](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-13-380x233.png)
Korrupsioni po përkeqësohet në të gjithë BE-në, paralajmëron Transparency International
![Turqia arreston 10 zyrtarë nga komunat e drejtuara nga opozita në Stamboll për lidhjet e tyre të dyshuara me militantët kurdë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-14-380x233.png)
Turqia arreston 10 zyrtarë nga komunat e drejtuara nga opozita në Stamboll për lidhjet e tyre të dyshuara me militantët kurdë
![Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-103-780x439.jpg)
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance
![FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-106-780x439.jpg)
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy
![Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-18-780x439.png)
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/AA1-1-780x439.png)
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?
![Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2-13-780x439.jpg)
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht