LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Zbatimi i marrëveshjes së Prespës varet edhe nga bisedimet me BE-në

Mariçiq: Zbatimi i marrëveshjes së Prespës varet edhe nga bisedimet me BE-në

Mos fillimi i bisedimeve eventuale me BE-në mund ta rrezikonte zbatimin e marrëveshjes me Greqinë.

Shefi grupit teknik të Maqedonisë për bisedimet me BE-në, Bojan Mariçiq, i cili po qëndron në Bruksel në kuadër të procesit të skriningut me Komisionin Evropian, tha se Komisioni Evropian dhe vendet anëtare duhet të jenë të vetëdijshme se një pjesë e zbatimit të marrëveshjes së Prespës është e lidhur me fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.


Mos fillimi i bisedimeve eventuale do të mund të rrezikonte zbatimin e marrëveshjes me Greqinë.

“Në marrëveshjen e Prespës ekzistojnë dy lloje të tranzicionit në ndryshimin e përdorimit të emrave, për përdorim ndërkombëtar dhe për përdorim të brendshëm. Në pjesë e përdorimit ndërkombëtar është e qartë, se ajo fillon menjëherë dhe zgjatë pesë vjet, ky është tranzicioni teknik. Tranzicioni politik ndërlidhet për përdorim të brendshëm të emrave dhe terminologjive dhe kjo ndërlidhet me afatin kohor për pesë vjet nga fillimi i çdo kapituj, kështu që ora fillon të rrah pesë vjet, atëherë do të hapen kapituj të caktuar. Për këtë është në interes edhe të Greqisë dhe të BE-së që të hapen sa më shpejtë kapitujt që dinamika e zbatimit të jetë më efikas”, tha Mariçiq./Telegrafi/