LAJMI I FUNDIT:

Warriors triumfon kundër Nuggets, Lakers më i mirë se Bulls

Warriors triumfon kundër Nuggets, Lakers më i mirë se Bulls

Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors si dhe Los Angeles Lakers kanë shënuar fitore.


I pari ka triumfuar Denver Nuggets me rezultat 142:111 gjersa i dyti triumfoi 107:100 kundër Chicago Bullsit.

Stephen Curry dhe Klay Thompson ishin më të mirë të parket te Warriors , ku secili realizoi nga 231 pikë gjersa te Nuggets më i suksesshmi ishte Malik Beasley me 22 pikë.

Në mungesë të LeBron James te Lakers më i miri ishte Lorenzo Ball me 19 pikë ndërsa te bullsat me lojë të bukur u shfaq Jabari Parker.

Golden State është lider i Konferencës Perëndimore me 30 fitore dhe 14 humbje gjersa Los Angeles zë pozitën e nëntë me 24 fitore dhe 21 humbje.

Ndryshe, Warriors në takimin e radhës do të luajë me Oklahoma City Thunder gjersa Lakers do të ballafaqohet me New Orleans Pelicans. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Indiana 131:97 Phoenix

Philadelphia 149:107 Minnesota

Atlanta 142:126 Oklahoma City

Milwaukee 124:86 Miami