LAJMI I FUNDIT:

Nga Beckham te Gazza dhe nga Ince te Cole – këta janë dhjetë yjet britanikë që u përpoqën të luajnë në Itali

Nga Beckham te Gazza dhe nga Ince te Cole – këta janë dhjetë yjet britanikë që u përpoqën të luajnë në Itali

Nuk është asnjëherë e lehtë që një futbollist që vjen nga Britania e Madhe, të tregojë aftësitë e tij në futbollin italian.

I fundit që mund të bashkohet në tokën italiane është uellsiani Aaron Ramsey që mund të bashkohet me Juventusin në një kontratë pesëvjeçare.


Ramsey nuk është i pari britanik që kalon në Serie A, ndërsa SunSport i ka renditur 10 më të njohurit që kaun luajtur në njërin prej kampionateve më të forta në botë

Ray Wilkins

Ai ka pasur sukses në Itali. Vdekja e tij e parakohshme, në moshën 61 vjeçare, për ish-futbollistin klubet Chelsea dhe Man United, shkaktoi zi në klubet e tyre, duke e përfshirë edhe Milanin.

Franco Baresi mbajti një fanellë të tij të Milanit me emrin e Wilkins në një ndeshje në San Siro, ku edhe lojtarët mbajtën shirita të zi.

Wilkins kaloi tre vjet në Milano dhe vendosi një rekord britanik kur u transferua nga Old Trafford në vitin 1984 për  1.5 milion funte.

Paul Ince

Ai kaloi dy vjet me Interin. Ashtu si Wilkins, Ince mbahet mend si një lojtar që kishte sukses për kohën sa kaloi në San Siro.

Ai u pagua 7.5 milionë dollarësh nga United në 1995.

David Platt

Platt erdhi në Bari nga Aston Villa për një marrëveshje që në atë kohë vlejti 5.5 milionë funte.

“Doja të bëhesha një italian, të flisja si një italian, të jetoj dhe të haja si një italian”, kishte thënë Platt.

Ai pastaj shkoi te Juventusi për një vit, ku në fund kaloi pastaj te Sampdoria ku shënoi 17 gola në 55 paraqitje.

Paul Gascoigne

Interesimi për anglez në Serie A filloi me Paul Gascoigne kur për 5.5 milionë funte kaloi nga Spurs te Lazio.

Gascoigne kujtohet me dashuri në Itali.

Gazza në Serie A kishte probleme me lëndime ku te Lazio, arriti të luajë në vetëm 47 ndeshje dhe të shënojë vetëm gjashtë gola.

David Beckham

Becks erdhi te Milani dy herë. Dy vjet pas largimit nga Real Madridit për LA Galaxy, ish-kapiteni i Anglisë erdhi në San Siro.

Ishte një skuadër me yje atëherë Milani, por nuk fituan asgjë.

Beckham shënoi dy herë në 18 paraqitje në sezonin e tij të parë, ndërsa luajti vetëm 11 ndeshje në sezonin e dytë.

Ashley Cole

Një nga më të mirët e Ligës Premier ndër vite, Cole erdhi te Roma.

A luajti dy vjet, por shumë pak ndeshje .

Kontrata e Cole në Stadio Olimpico u ndërpre me pëlqimin e ndërsjellë në vitin 2016 pas vetëm 16 paraqitjeve me klubin.

Joe Hart

Duhej të ishte ringjallja e tij. Pas ardhjes së Pep Guardiolas te City, ai nuk ishte më Nr.1  dhe u nis drejt Torinos për huazim për të ringjallur karrierën e tij.

Por lëvizja nuk shkoi aq mirë.

Në ndeshjen e parë të Hart, u fajësua për barazimin ndaj Atalantas.

Presidenti i klubit, Urbano Kairo, kishte folur më vonë për problemet e tij.

Graeme Souness

Kur Graeme Souness kaloi te Sampdoria, reputacioni i klubit që ishte në mirë në Itali në atë kohë, u ngritë edhe më shumë.

Skoci luante në mesfushë dhe dominonte në çdo ndeshje në dy vitet që ishte te Samp.

Ndryshe nga shumë britanikë, Souness fitoi kupën e Italisë.

Lee Sharpe

Ai ishte lënduar, ndërsa në atë kohë ai u huazua te Sampdoria.

Ish-mesfushori i Man United nuk kaloi mirë në Itali ku luajti në pak ndeshje.

Ian Rush

Edhe ky ishte në Itali. Dy vitet e sulmuesit të njohur uellsian në Juventus mbahen mend për një deklaratë të diskutueshme që Rush thotë se kurrë nuk e ka thënë.

Duke folur për FourFourTwo në vitin 2016, Rush tha: “Nuk e kisha thënë që Italia ishte ‘si të jetosh në një vend të huaj’”.

Rush u mirëprit në Torino nga 5.000 adhurues, por shënoi vetëm shtatë gola në 29 paraqitje.

Ai e kujtoi Zonën e Vjetër si “klubi i duhur në kohën e gabuar”. /Telegrafi/