LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zaev dhe LSDM i kanë shitur interesat kombëtare dhe shtetërore

OBRM-PDUKM: Zaev dhe LSDM i kanë shitur interesat kombëtare dhe shtetërore

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se Republika e Maqedonisë gjendet para aktit final të errësirës dhe skenarit të turpshëm të Zoran Zaevit dhe LSDM-së për ndryshimin e emrit kushtetuese, identitetit, gjuhës, kulturës dhe historisë.

“Zoran Zaev dhe LSDM i kanë shitur interesat kombëtare dhe shtetërore dhe shkelën mbi Kushtetutën, ligjet dhe vullnetit të qytetarëve të Maqedonisë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se që dy vjet ato nuk kanë punuar dhe se vetëm se janë të fokusuar se si të ndryshojnë emrin e shtetit, gjuhën, identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë.


“Maqedonia evropiane nuk bëhet duke shkelur mbi demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve. Kërcënimet dhe shantazhet mbi deputetët dhe kundërshtarët nuk janë vlera evropiane, siç nuk janë vlera evropiane edhe mekanizmat e gjyqësorit partiak “Kacarska” dhe prokuroria Ruskoska”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/