LAJMI I FUNDIT:

Butragueno mbron lojtarët: Reali ka plot talente

Butragueno mbron lojtarët: Reali ka plot talente

Shefi i Real Madridit, Emilio Butragueno ka mbrojtur lojtarët pas humbjes kundër Real Sociedadit.

Madrilenët pësuan humbje të papritur para shikuesve të vetë me rezultat 2-0 në Santiago Bernabeu.


Butragueno u pyet për transferime duke pasur parasysh fillimin e tyre të dobët në këtë vit.

Luka Modric dhe Karim Benzema (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Por ai këmbënguli se Los Blancos nuk kanë nevojë për blerje të lojtarëve pasi kanë shumë talente në skuadër.

“Kjo skuadër ka lojtarë me shumë talent dhe mendoj se është një ditë e mirë për ta përforcuar këtë mesazh”.

Zyrtare: Reali transferon Brahim Diazin
Lexo po ashtu Zyrtare: Reali transferon Brahim Diazin

“Ata kanë fituar shumë tituj. Kupa Botërore për Klube a nuk është asgjë, tre Liga të Kampionëve të njëpasnjëshme. Këta lojtarë janë të jashtëzakonshëm”, tha ai.

Ndryshe, Reali gjatë ditës së djeshme ka siguruar shërbimet e lojtarit të ri të Citizens, Brahim Diaz. /Telegrafi/