LAJMI I FUNDIT:

Limaj uron qytetarët për Vitin e Ri

Limaj uron qytetarët për Vitin e Ri

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherësh zv/kryeministër në Qeverinë e Kosovës, i ka uruar qytetarët e Kosovës më rastin e ndërrimit të motmotit.

Ai në mënyre të veçantë uron të gjithë ata që ndërrimin e motmotit do ta presin në vendin e punës.


“Uroj që vitin e ardhshëm të realizojmë ëndrrën tonë të përbashkët si shtet e si komb për më shumë prosperitet, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie në familjet tona”, thuhet ndër të tjera në urimin e Limajt.

Mesazhi i plotë i Limajt:

Në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, mërgimtarëve kudo në botë, ua uroj ndërrimin e moteve.

Uroj që Viti i Ri të na sjellë më shumë suksese, shëndet dhe mbarësi në secilën familje. Uroj që vitin e ardhshëm ta realizojmë ëndrrën tonë të përbashkët si shtet e si komb për më shumë prosperitet, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie në familjet tona.

Urime të veçanta të gjithë atyre që sonte do të jenë në vendet e tyre të punës.

Gëzuar 2019! Qoftë vit i mbarë për Kosovën! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Besnike Salihu
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Lajme
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Kalo në kategori