LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet dy fëmijë në Skenderaj, vdes 13 vjeçari

Vetura godet dy fëmijë në Skenderaj, vdes 13 vjeçari

Një aksident më fatalitet ka ndodhur rreth orës, 14: e 30 në rrugën Mbretëresha Teutë në Skenderaj.

Një veturë ka goditur dy fëmijë, ku si pasojë njëri nga ta ka vdekur.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


“Mund të ju konfirmoj se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14 e 30, në rrugën Mbretëresha Teutë në Skenderaj. Një veturë ka goditur dy këmbësorë, një vajzë dhe një djalë. Të dy kanë pësuar lëndime, ndërkaq janë dërguar menjëherë në QKUK, për trajtim mjekësor. Por, si pasojë e plagëve të marra, fëmija i moshës 13 vjeçare nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK rreth orës 18 e 50. Ndërkaq vajza e lënduar është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Zahiti për Telegrafin.

Zahiti ka thënë se policia ka arritur ta arrestojë personin që ka bërë aksident, ndërkaq po zhvillohen hetimet.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur, pasi ngasësi i veturës nuk e ka përshtat shpejtësinë me kushtet e komunikacionit.

Ndërkaq, të premten në një aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj kanë humbur jetën dy femra, ndërsa janë lënduar edhe dy pasagjer që ishin në veturë.

Policia vazhdimit apelon tek ngasësit që të përshtatin shpejtësinë./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri Dobra, Haradinajt: Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin, në FSK nuk ka më pagë 400 euro

Zëvendësministri Dobra, Haradinajt: Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin, në FSK nuk ka më pagë 400 euro

Lajme
Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Lajme
Simbolet serbe në objektin e ish-komunës paralele në veri, zëvendësohen me ato të Kosovës

Simbolet serbe në objektin e ish-komunës paralele në veri, zëvendësohen me ato të Kosovës

Lajme
25 vjetori i themelimit, Kurti: Zemra mal kur shoh që fëmijët e duan Policinë e Kosovës

25 vjetori i themelimit, Kurti: Zemra mal kur shoh që fëmijët e duan Policinë e Kosovës

Lajme
Bie nga ballkoni i një ndërtese në Pejë – viktima pëson lëndime serioze, dyshohet se u vetëhodh

Bie nga ballkoni i një ndërtese në Pejë – viktima pëson lëndime serioze, dyshohet se u vetëhodh

Kronika e Zezë
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Kalo në kategori