LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës zbulon parcelë me kanabis sativa në Gjakovë, asgjëson rreth 100 bimë

Policia e Kosovës zbulon parcelë me kanabis sativa në Gjakovë, asgjëson rreth 100 bimë

Policia e Kosovës ka identifikuar një zonë të mbjellë me bimë narkotike në një vend malor të thellë në komunën e Gjakovës, gjatë një operacioni të suksesshëm më 4 shtator 2024.

Operacioni, i cili u krye nga njësitet e policisë kufitare të DRPK “Perëndimi” në Gjakovë, u mbështet nga Njësia e Antidrogës dhe përfshiu identifikimin dhe asgjësimin e rreth 100 bimëve të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa, me gjatësi nga 1 deri në 2.5 metra.

Njësitet policore të specializuara, pas një pune të gjatë operative dhe hetimore, arritën të lokalizojnë parcelën e dyshuar dhe të mbledhin prova materiale, përfshirë mostra të bimëve narkotike dhe të tjera të rëndësishme për hetimin. Pas mbledhjes së provave, bimët narkotike u asgjësuan në vendin e ngjarjes.


Duke pasur parasysh se zona e dyshuar ndodhej afër kufirit me Shqipërinë, Policia e Kosovës bashkëpunoi ngushtë me Policinë Kufitare dhe të rendit të Republikës së Shqipërisë për të siguruar perimetrin e jashtëm të zonës, si nga toka ashtu edhe nga ajri.

Prokuroria Themelore në Gjakovë është njoftuar lidhur me rastin dhe ka hapur një çështje që tashmë i nënshtrohet procedurave përkatëse hetimore.

Ky operacion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës për të luftuar kultivimin dhe trafikimin e substancave narkotike në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kosova dhe Serbia kanë një Marrëveshje Bazike që duhet të mos shkelet dhe të zbatohet pa vonesa

Kurti: Kosova dhe Serbia kanë një Marrëveshje Bazike që duhet të mos shkelet dhe të zbatohet pa vonesa

Lajme

"Engjëlli im mbrojtës ishte një police nga Gjilani", Bekë Berisha rrëfen momentet pas aksidentit

Lajme
Shtetësi me shumicë, aktakuza shpërfaq skemën e falsifikimit të dokumenteve të Kosovës

Shtetësi me shumicë, aktakuza shpërfaq skemën e falsifikimit të dokumenteve të Kosovës

Lajme
Në Kosovë asgjësohen 21 tonë peshk të kontaminuar me parazitë

Në Kosovë asgjësohen 21 tonë peshk të kontaminuar me parazitë

Lajme
Arsyeja e përjashtimit të gjyqtarit Lutfi Shala nga rasti gjyqësor ndaj ish-ministrave Endrit Shala e Vesel Krasniqi

Arsyeja e përjashtimit të gjyqtarit Lutfi Shala nga rasti gjyqësor ndaj ish-ministrave Endrit Shala e Vesel Krasniqi

Drejtësi
Fidan: Turqia historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë

Fidan: Turqia historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë

Lajme
Kalo në kategori