LAJMI I FUNDIT:

Kezharovski: Ne rrëzuam regjimin e Mijallkovit, Kamçevit dhe Mukoskit për t’i ruajtuar paratë, bizneset dhe tenderët

Kezharovski: Ne rrëzuam regjimin e Mijallkovit, Kamçevit dhe Mukoskit për t’i ruajtuar paratë, bizneset dhe tenderët

Pas faljes të një pjese të pjesëmarrësve në “27 prillin” sot gazetarët njoftuan se do të ngrisin padi kundër shtetit për ngjarjet e “të enjtes së përgjakshme”, dhe për këtë gazetari Tomisllav Kezharrovski tha se gazetarët janë më të revoltuar.

“Kjo çfarë po ndodh është me të vërtetë e gërditshme. Gjykata u humb në këtë situatë, dha falje për organizatorët e ngjarjeve”, tha Kezharovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Më vjen keq që publiku ka marrë përshtypjen se për shkak zbatimit të marrëveshjes së Prespës në këtë situatë, kryesorët që do të kontribuojnë janë Mukoski, Vasilevski dhe të amnistuarit tjerë. Nuk është e vërtetë, kryesorët që do të kontribuojnë për realizimin e marrëveshjes janë familjet si familja ime dhe të atyre që padrejtësisht janë gjykuar. Ne e rrëzuam regjimi’, shtoi ai.

Kezharovski ceku se ata që meritojnë të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre në fund jo vetëm se do të amnistohen, por edhe do t’i ruajnë paratë, bizneset dhe tenderët.

“Kemi situatë ku Mukoski dhe Vasilevski tashmë janë të pa dënuar, ndërsa unë jam i dënuar me vendim. Me jemi kriminel ndërsa ta të ndershëm”, tha Kezharovski duke shtuar se ka pesë vite që pret të përgjigjet Gjykata e Lartë për ankesën e tij në gjykatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori