LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët aktual të Real Madridit kanë fituar deri më tani 236 tituj në karrierë

Futbollistët aktual të Real Madridit kanë fituar deri më tani 236 tituj në karrierë

Pas një tjetër fitore të Kupës së Botës për Klube në Abu Dhabi, Los Blancos mund të mburren me një numër të pabesueshëm të trofeve nga yjet e tyre.

Lojtarët e skuadrës aktuale të Real Madridit deri më tani kanë fituar në total 236 tituj duke përfshirë me madrilenët dhe kombëtaret e tyre.

Në fakt, lojtarët kanë fituar 24 tituj në La Liga, 59 Liga të Kampioneve, Kupën Botërore për Klube plotë 69 herë, 13 Copa del Rey, 45 Superkupa Evropiane dhe 26 Superkupa të Spanjës.


Marcelo (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në baza individuale, Sergio Ramos dhe Marcelo udhëheqin me më së shumti medalje të fituara në karrierë. Të dy kanë fituar secili nga 20 titull duke përfshirë katër të La Ligës, katër Liga të Kampionëve, po aq edhe Kupa Botërore për Klube, dy Copa del Rey, tre Superkupa Evropiane dhe po aq Superkupa të Spanjës.

Vlen të përmendet se titulli i fituar në Dubai u ka dhënë trofeun e parë si lojtarë të Madridit, Thibaut Courtoisit, Odriozolas, Viniciusit, Reguilonit dhe Valverdes.

Si krahasim me dy rivalët e tyre më të mëdhenj në Spanjë, 24 lojtarët aktual të Barcelonës deri më tani kanë fituar 230 tituj. Në anën tjetër, lojtarët e Atletico Madridit së bashku kanë fituar 65 tituj.

Ndryshe, Lionel Messi ka më së shumti tituj – 33 sosh, ndërsa Busquets ka 30 dhe Pique 28. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori